Aktualitet

Moti në Kukës/ Dëbora bllokon aksin Dushaj-Lekbibaj, probleme me energjinë elektrike në disa zona

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht përveç aksit Dushaj-Lekbibaj që është bllokuar përsëri gjatë natës.

22 Janar 2023, 09:39 Nga A.B
Moti në Kukës/ Dëbora bllokon aksin Dushaj-Lekbibaj, probleme me
Debore

KUKËS- Territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore deri në orët e para të mëngjesit. Lartësia e borës në Shishtavec shkon deri në 15 cm dhe në Valbonë 50 cm. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht përveç aksit Dushaj-Lekbibaj që është bllokuar përsëri gjatë natës.

Aktualisht po punohet për hapjen e saj nga subjekti kontraktor. Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Njësisë Administrative Malzi dhe Arrën, bashkia Kukës dhe Njësia Administrative Fierz, Lekbibaj dhe Tropojë e vjetër bashkia bashkia Tropojë. OSHEE po punon për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar. 

permbytet shqiperia 2023 kukes

Sondazh

Poll