Bota

Mevlüt Çavuşoğlu kundër Suedisë: Anuloni lejen për tubimin që do të djegë Kuranin

Rivaliteti mes Turqisë dhe Suedisë rindizet për protestën që do të zhvillohet në Stokholm.

21 Janar 2023, 16:40 Nga k.m.
Mevlüt Çavuşoğlu kundër Suedisë: Anuloni lejen për
Mevlut Cavusoglu

STOKHOLM- Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Stokholmit janë acaruar veçanërisht pas lejes së dhënë nga autoritetet suedeze për të mbajtur një tubim nga ekstremistët e djathtë, të cilët kanë njoftuar se do të djegin Kuranin. Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha sot se shpreson që autoritetet suedeze të mos lejojnë që tubimi të zhvillohet.

“Iu dha leje një personi, pavarësisht nga të gjitha paralajmërimet tona. Ky akt i neveritshëm do të ndodhë rreth orës 16:00 me kohën e Turqisë, shpresoj që autoritetet suedeze do të kenë marrë masat e nevojshme deri atëherë dhe nuk do ta lejojnë,”- u tha Çavuşoğlu-gazetarëve.

Më herët, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se vizita e planifikuar e javës së ardhshme e homologut të tij suedez në Ankara u anulua pasi autoritetet suedeze dhanë leje për tubime proteste në Stokholm. Autoritetet suedeze i kanë dhënë leje suedezit të ekstremit të djathtë Rasmus Paludan që të organizojë sot një tubim para ambasadës turke në Stokholm, gjatë të cilit ai synon të "djeg Kuranin". 

mevlut çavusoglu

Sondazh

Poll