21 Janar 2023, 16:06
Nga a.l
Kosovë
KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar më 21 janar se pas ndaljes së reshjeve të shiut, situatë është e qetë, teksa shtoi se po bëhen intervenime të ndryshme në zona të caktuara. Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm të nisura më 19 janar, disa qytete në Kosovë janë përballur me vërshime.
Nga vërshimet më të prekura janë komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog.
Vërshimet kanë duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, sipas MBP-së, është duke vazhduar angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet.
“Aktualisht po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e MBP-së.
Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga komunat dhe nga qytetarët.
Policia e Kosovës tha se për shkak se ende ka të reshura të dobëta shiu, niveli i ujit në lumenj është ende i lartë, prandaj ka vazhduar monitorimin e situatës.
“Sipas raportimeve të sotme, nivel më të shtuar të ujërave si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit ka në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit”, u tha në njoftim.
Sipas Policisë, në rajone të tjera nuk ka lumenj që kanë dalë nga shtrati dhe nuk është raportuar për vërshime. Instituti Hidrometerologjik i Kosovës më 20 janar ka njoftuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intensive të shiut.
Sipas Institutit reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim deri më 25 janar. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave./ REL
moti i keq ne kosove
Bota
21 Janar 2023, 15:56
a.l
Volodymyr Zelenksyy dhe Olena Zelenska
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbajti një takim emocional me familjet e atyre q&eu...
Bota
21 Janar 2023, 15:49
a.l
Ukrainë
UKRAINË- Zyrtarë të lartë të SHBA-së po këshillojnë Ukrainën që të ndaloj&eu...
Bota
21 Janar 2023, 15:13
I.A
Foto Ilustruese
KINË- Mundësia e një rikthimi të madh të COVID-19 në Kinë gjatë dy ose tre muajve të ardhsh&eu...
Bota
21 Janar 2023, 14:30
I.A
Foto nga takimi
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi të premten se nën administrimin 2 vjeçar të presidentit J...
Bota
21 Janar 2023, 13:13
a.l
Matteo Messina Denaro
ITALI- Vajza e bosit italian të mafias 'Cosa Nostra', Lorenza Alagna ka refuzuar katagorikisht të flasë apo të ta...
Bota
21 Janar 2023, 13:42
I.A
Ukraine
ANGLI- Ambasadori i Kievit në Londër, Vadym Prystaiko, tha se ekipet ukrainase të tankeve “së shpejti do të arrijn&e...
Bota
21 Janar 2023, 13:24
I.A
ukraine
UKRAINË- Ushtria ukrainase tha më 21 janar se luftimet në lindje të këtij shteti po vazhdojnë, pasi Rusia pretendoi s...
Bota
21 Janar 2023, 12:54
a.l
Kinë
KINË- Një shekncëtar i shquar i qeverisë kineze ka deklaruar se fundmi se janë infektuar me COVID-19 80% e popullsis&eum...
Bota
21 Janar 2023, 12:45
a.l
Royce Williams
SHBA- Royce Williams, në një ditë të ftohtë nëntori në 1952 rrëzoi katër avionë lufta...
Bota
21 Janar 2023, 12:30
a.l
BE
UKRAINË- Vendet e Bashkimit Evropian po punojnë për një paketë të 10-të sanksionesh që do të hyj...