Bota

Zyrtarët amerikanë këshillojnë Ukrainën: Ndaloni ofensivën, përdorni arsenalin e armëve

Ndërkohë presidenti Joe Biden, që ka miratuar një paketë të re armësh prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i duhet.

21 Janar 2023, 15:49 Nga a.l
 Zyrtarët amerikanë këshillojnë Ukrainën: Ndaloni
Ukrainë

UKRAINË- Zyrtarë të lartë të SHBA-së po këshillojnë Ukrainën që të ndalojë fillimin e një ofensive të madhe kundër forcave ruse derisa të vendoset furnizimi i fundit i armatimit të SHBA dhe të sigurohet trajnimi. Lajmin e ka bwrw tw ditur pwr mediat një zyrtar i lartë i administratës Biden më 20 janar. Zyrtari, duke folur me një grup gazetarësh në kushte anonimiteti, tha se Shtetet e Bashkuara po i përmbaheshin vendimit të tyre për të mos ofruar tanke Abrams në Ukrainë në këtë kohë mes një polemike me Gjermaninë për tanket, shkruajnë mediat e huaja. 

Ndërkohë presidenti Joe Biden, që ka miratuar një paketë të re armësh prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i duhet./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll