Aktualitet

‘Apeli’ i Krimeve të Rënda lë në burg Izet Haxhinë/ Ish-truproja e Berishës: S’jam shmangur nga drejtësia!

14 Shtator 2019, 09:41 Nga DOSJA
‘Apeli’ i Krimeve të Rënda lë në burg Izet

TIRANË- Rrëzohet kërkesa e Izet Haxhisë për të fituar lirinë. Në seancën e zhvilluar sot nëgjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, Hajdari ka kërkuar përmes avokatit mbrojtës, Idajet Beqiri, që të lirohet pasi i ka përfunduar afati i paraburgimit. Beqiri ka arsyetuar se Haxhia ka kryer burg edhe në Turqi, ndaj gjykata duhet t’a marrë parasysh.

“Duhet të llogaritet koha e burgut në Turqi. Burgu në llogari, llogaritet 1 ditë baraz me 3. 4.4 vite burg në Turqi, llogariten si 12 vite burg në Shqipëri.”-ka thënë Beqiri, mëson Dosja.al.

Ndërkohë që vetë Haxhia ka thënë në gjykatë, se nuk i është shmangur kurrë drejtësisë e prandaj ësht kthyer.

“Unë nuk i jam shmangur drejtësisë, për t’u përballur me drejtësinë vendosa të kthehem në Shqipëri dhe të përballem me akuzat. Kërkoj nga ju të jeni të paanshëm dhe të jepni vendime të drejta pasi çështja ime trajtohet dhe politikisht.”-ka thënë Izet Haxhia. 

Gjykata ka pranuar parashtrimin e prokurorisë duke e rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për t’u liruar nga burgu.

Duhet të ndiqen rregullat e vendosura mes dy shteteve për legalizimin e dokumenteve të dorëzuara sot në gjykatë, dokumente turke, vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe kërkojmë të vijojë ai vendim për rrëzimin e kërkesës për lirimin nga burgu.”-është shprehur organi i akuzës në gjykatë.

Jashtë ambienteve të Gjykatës, në një pronocim për mediat avokati i Izet Hazhisë, Ideajet Beqiri është shprehur se vendimi do të apelohej sërish.

“Izet Haxhia ka vuajtur burgun e tij në Turqi. Ky ka vuajtur burgun. Është e vështirë të dalim nga procesi i kalbur i drejtësisë. Kemi një provë. Atë provë që kemi marrë nga Turqia për arrestin e tij, do ta përkthejmë dhe noterizojmë. Mbasi të caktohet kompetenca çështja do të apelohet sërish,”-tha avokati i tij.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykimi i izet haxhise idajet beqiri izet haxhia gjykimi i izet haxhise idajet beqiri izet haxhia

Sondazh

Poll