Aktualitet

Zjarri në pallat, kush ishte heroi që shpëtoi 4 fëmijët e asfiksuar: I rashë derës me shkelm, mezi dilnin njerëzit

14 Shtator 2019, 09:21 Nga DOSJA
Zjarri në pallat, kush ishte heroi që shpëtoi 4 fëmijët

FUSHË KRUJË– Zbardhet dëshmia e një prej pronarëve të hyrjeve në pallatin që u dogj në fshatin Zallë. 

59-vjeçari tregoi se si gjeti të shtrirë katër fëmijët, që ishin asfiksuar nga tymi brenda banesës së tyre.

“Rreth orës 07:00 po shikoja njerëzit që po shikonin lart në katin e tretë, u bëra kurioz, dal jashtë dhe shikoj tym. Ngjitem në katin e tretë dhe shikoj katër fëmijë shtrirë ishin asfiksuar, theva derën dhe i nxora. Më janë dëmtuar tre hyrje, realiteti sa shpejt kanë ardhur shikoje vetë. Nuk dilnin as njerëzit, i kam nxjerrë me shkelma,”- tha ai.

Ndërsa një tjetër banor është shprehur se ndodhej në punë kur ra zjarri, duke i bërë apel shtetit për ndihmë.

“Isha duke punuar dhe na lajmëruan se u dogj shtëpia, kur erdha pashë që ishte djegur komplet kati i tretë, nuk ka asgjë brenda, i lutem shtetit të na ndihmojë se nuk kemi shtëpi. Unë jam vetë i pestë, kam tre kalamaj. Në momentin e zjarrit në shtëpi ishin fëmijët dhe dolën jashtë. Shkak mendoj ndonjë shkëndijë elektrike, jo nga shtëpia ime”.

Mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, kati i tretë i një pallati u dogj si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarri u pa nga një djalë 14-vjeçar, i cili njoftoi edhe fqinjët. Katër fëmijë mbetën të mbyllur në banesën e tyre duke u asfiksuar. Ishte pronari i njerëz prej banesabe, ai që shkelmoi derën dhe i shpëtoi.

(k.m/dosja.la)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet pallati ne fushe kruje zjarr ne zalle digjet pallati ne fushe kruje zjarr ne zalle

Sondazh

Poll