I mituri dha alarmin, “shkrumbohet” kati i tretë i një pallati në Fushë-Krujë, 4 fëmijë shpëtohen nga asfiksia nga n
14 Shtator 2019, 07:59Nga DOSJA
FUSHË KRUJË- Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar katin e tretë të një pallati në fshatin Zallë të Fushë-Krujës.
Mësohet se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike, në një nga hyrjet e katit të tretë si pasojë e luhatjeve të tensionit.
Ai që ka vënë re zjarrin ka qënë një 15-vjeçar, ai i cili pa flakët pas frigoriferit dhe njoftoi fqinjët që të dilnin nga banesat. I mituri ndodhej i vetëm në shtëpi pasi prindërit ishin në punë.
Pamje nga vendngjarja
Pamje nga vendngjarja
Pamje nga vendngjarja
Pamje nga vendngjarja
Pamje nga vendngjarja
Pamje nga vendngjarja
Edhe pse alarmi u dha në kohë, për shkak të flakëve 4 fëmijë janë asfiksuar duke u nisur menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Pas ndihmës, fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ata u shpëtuan nga pronari i njërës prej shtëpive të djegura, i cili shkelmoi derën dhe nxorri jashtë fëmijët.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikësja e Krujës, ajo e Vorës madje dhe disa bote uji të bizneseve private. Fatmirësisht flakët nuk i kanë prekur katër bombolat e gazit, të cilat u nxorën me shpejtësi nga banesat e katit të tretë për shmangur shpërthimet.
Megjithatë edhe pse ndërhyrja është bërë në kohë, ka qënë e pamundur që të evitohej djegia e tërë katit, për shkak se zjarri favorizohej nga era dhe nga materialet drusore të pallatit.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KURBIN– Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e një rasti, ku një vajzë e klasës së gjashtë i ka shkruar për të ndërhyrë në shkollën e saj.Vajza kërkonte riko...
DIBËR-Gjashtë ish-zyrtarë, drejtues të ALUIZNI-t por edhe të qendrës Balneare (llixhat) janë nën hetim në kuadër të aksionit kundër informalitetit.Të gjith...
TIRANË– Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndaluar hyrjen e 46.2 ton të pasigurta nga Brazili në territorin shqiptar.Gjatë kontrolleve në portin e Durrësit,...
TIRANË- Një aksidenti me pasojë vdekjen nga ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tiranë – Durrës, pranë fshatit Sukth.Një makinë tip &...
VLORË– Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhje portofolash në qytet.Në prangat e policisë kanë rë...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
BULQIZË– Një tërmet ka rënë orët e para të mëngjesit të sotëm 12 kilometra në juglidje të Bulqizës.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe M...
TIRANË– Gazetarja Brunilda Cami ka publikuar foto se si duken në të vërtetë librat falas të dhënë nga qeveria. Në fotot e publikuara nga Cami duket qartë q...
TIRANË– Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar vjedhjen e disa parave mbi banakun e një supermarketi.Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur gr...
TIRANË– Dosja.al ka sjellë një video ku tre personat e një familjeje që e kalon ditën dhe natën jashtë luten për mëshirë. Bëhet fjalë për rastin e familjes...