Aktualitet

PËRGJIMET/ Operacioni ‘LIMIT’, Krimet e Rënda lënë në burg 21 të arrestuar, 3 të sëmurë ‘arrest në shtëpi’ (E

14 Shtator 2019, 09:08 Nga DOSJA
PËRGJIMET/ Operacioni ‘LIMIT’, Krimet e Rënda

TIRANË- Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg 21 nga 24 të arrestuarit në kuadër të operacionit “LIMIT”. Për 3 të tjerë togat e zeza kanë vendosur një masë më të lehtë sigurie “arrest në shtëpi”. Ky vendim i gjykatës është justifikuar me faktin se të tre kishin problem shëndetësore dhe një prej tyre ka qenë me ambulancë në seancën gjyqësore. Në masën “arrest në shtëpi” do të qëndrojnë Bektash Zenel, Fejzo Dana dhe Agron Manka.

Por para se të arrestuarit të përballeshin me trupin gjykues është zbuluar dhe skema se si ata fuksiononin. Ata ishin ndarë në 5 grupe, ku secili grup kishte një drejtues që kontrollonte të gjitha punët. Sipas informacioneve ata bënin trafikun e drogës nga Holanda drejt Shqipërisë.

Ndërkohë janë zbardhur dhe disa nga përgjimet e grupit, ku dalin në pah dhe rolet e tyre, por dhe veprimet që kanë zhvilluar gjatë kohë që po vëzhgoheshin. Nga përgjimet ata rezultojnë që të kenë kryer aktivitet kriminal të trafikut të drogës, por në një moment kuptojnë që janë të vëzhguar nga Policia. Është një telefonatë që bëhet midis Mirandës (një grua pjesë e grupit) dhe Genc Bamllarit (bashkëshorti i saj që del si koka e bandës), ku shprehen se janë në përgjim.

Mbi ta rëndojnë disa akuza si “trafiku i narkotive” tek “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”,  “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

(F.G. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj collaku olger bamllari operacioni “limit” trafiku i droges gjergj collaku olger bamllari operacioni “limit” trafiku i droges

Sondazh

Poll