Bota

Vazhdojnë udhëtimet dhe lëvizja e lirë e njerëzve/ Qeveria e Kinës ngre alarmin: COVID-19 ka infektuar 80% të popullsisë

Gati 60,000 njerëz me Covid kishin vdekur në spital që nga 12 janari, afërsisht një muaj pasi Kina ndryshoi papritmas politikën e saj zero-Covid.

21 Janar 2023, 12:54 Nga a.l
Vazhdojnë udhëtimet dhe lëvizja e lirë e njerëzve/
Kinë

KINË- Një shekncëtar i shquar i qeverisë kineze ka deklaruar se fundmi se janë infektuar me COVID-19 80% e popullsisë.  Lëvizja masive e njerëzve gjatë periudhës së pushimeve të Vitit të Ri Hënor mund të përhapë pandeminë, duke rritur infeksionet në disa zona.

Qindra miliona kinezë po udhëtojnë në të gjithë vendin për ribashkime festash që ishin pezulluar nën kufizimet e lehtësuara së fundmi Covid, duke rritur frikën për shpërthime të reja në zonat rurale më pak të pajisura për të menaxhuar shpërthime të mëdha, shkruajnë mediat e huaja. 

Kina ka kaluar kulmin e pacientëve me Covid në klinikat e etheve, dhomat e urgjencës dhe me kushte kritike, tha të enjten një zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë. Gati 60,000 njerëz me Covid kishin vdekur në spital që nga 12 janari, afërsisht një muaj pasi Kina ndryshoi papritmas politikën e saj zero-Covid, sipas të dhënave të qeverisë./ Dosja.al

covid-19 ne kine

Sondazh

Poll