Art&Argëtim

S’ndalet shqiptarja nga Saranda/ Ava Max, imazhi më i ri i kompanisë FIAT

14 Shtator 2019, 09:36 Nga DOSJA
S’ndalet shqiptarja nga Saranda/ Ava Max, imazhi më i ri i

Këngëtarja 24-vjeçare, Ava Max është një nga emrat më premtuesë të tregut muzikor botëror. Me dy hite në repertorin e saj, ajo është kthyer në një nga emrat më të njohur të shqiptarëve që na përfaqësojnë në botë.

Së fundmi ajo publikoi këngën “Torn”, e cila është mirëpritur nga publiku me mbi 12 milionë klikime. Në klip, Ava shfaqet si një super heroinë që përballet me kriminel, ndërsa në anën tjetër ajo është një vajza normale, por në një nga skenat e klipit thyen xhamin e makinës së të dashurit të saj.

E makina në fjalë është prodhimi më i fundit i “FIAT”, të cilët kanë vendosur që të mbështesin Ava Max. 24-vjeçarja nga Saranda është bërë imazhi më i ri i markës italiane, të cilët e prezantojnë atë si një nga këngëtaret më të mira të muzikës Pop.

 

 

One of the greatest pop singers ever and one of the most fashionable cities. It looks like something amazing is about to happen. @Avamax @Trussardi #Fiat #Trussardi #seatbelt #FiatPanda #PandaTrussardi

A post shared by Fiat (@fiat) on

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më në modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruan kompania “Fiat” në mbishkrimin e këtij postimi.

Ava Max, është një artiste me prejardhje shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht tashmë, e cila është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga prindër shqiptarë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ava max makina fiat ava max makina fiat

Sondazh

Poll