Art&Argëtim

FOTO/ Në Berlin për negociatat, Rama gjen kohën për veten, takon Mozzik-un dhe shkrep një selfie

14 Shtator 2019, 08:37 Nga DOSJA
FOTO/ Në Berlin për negociatat, Rama gjen kohën për veten,

BERLIN– Prej tri ditësh ka lenë Shqipërinë për të “bindur” vendet skeptike për një “Po” pak javë para se Bashkimi Europian të vendosë për hapjen e negociatave, por ka gjetur kohë edhe për veten. Është kryeministri Edi Rama, që sërish na befason me gjetjet dhe njohjet e tij.

Kësaj here bëhet fjalë për një takim me reperin shqiptar nga Kosova, Mozzik. Mozzik është në qendër të lajmeve rozë për lidhjen e tij me Loredanën, reperja që u arrestua për mashtrim në Zvicër e më pas u lirua.

Por duket se akuzat kriminale nuk i kanë bërë përshtypje Ramës, që pozon krah Mozzik, e të dy duken të buzëqeshur.

Kryeministri Edi Rama ka nisur prej 3 ditësh një tur takimesh në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Rama ishte edhe në Pragë, ku takoi të tjerë liderë lidhur me vendimin që do të merret në tetor për Shqipërinë. Sot, ai takoi kancelaren gjermane, e cila siç njoftoi Rama, por edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka theksuar sërish mbështetjen që Gjermania ka për Shqipërinë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz edi rama ne berlin mozzik edhe edi rama edi rama ne berlin mozzik edhe edi rama

Sondazh

Poll