Art&Argëtim

U kap me drogë në Tiranë, reperi shqiptar flet për herë të parë mbi ngjarjen

14 Shtator 2019, 05:34 Nga DOSJA
U kap me drogë në Tiranë, reperi shqiptar flet për herë

KOSOVË– Disa ditë më parë reperi nga Kosova, Ensar Elshani gjithashtu i njohur si Fuego, u kap më drogë në Tiranë.

Ai qëndroi disa ditë në paraburgim, pasi akuzohej për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Menjëherë pas daljes nga burgu, Fuego ka treguar se si ka ndodhur ngjarja në emisionin “Mirage”.

Ai ka treguar se ishte me shoqërinë në një apartament në Tiranë dhe për shkak të zhurmës dikush ka njoftuar policinë. Pas kontrolleve të zhvilluara në shtëpi, policia ka gjetur materiale të mjaftueshme për ta marrë në paraburgim. 

Elshani është liruar me kusht dhe është i detyruar të paraqitet në policinë e Tiranës një herë në javë, çdo të premte

Ensar Elshani njihet për miqësinë me reperin Fero. Ai është anëtar i grupit “On Records”, dhe është bërë i njohur nga publiku falë bashkëpunimit të suksesshëm që pati me reperin Getinjo që titullohej “Flex” dhe këngës “Hala”.

Elshani është i martuar madje ka dhe një djalë 2 vjeç.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ensar elshani fuego ensar elshani fuego

Sondazh

Poll