Art&Argëtim

Flakë, tanke dhe kallashë, 21 vite nga gjunjëzimi i shtetit shqiptar, si u fut turma e armatosur në zyrën e Fatos Nanos

14 Shtator 2019, 06:38 Nga DOSJA

TIRANË– Dita e sotme shënon 21 vjetorin e rënies së shtetit shqiptar, pasi mijëra persona tentuan të marrin me forcë Kryeministrinë, e cila drejtohej nga Fatos Nano.

E gjitha ndodhi dy ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit, për të cilën Sali Berisha akuzoi qeverinë Nano duke e konsideruar si politike. 

Dy ditë pas vdekjes së tij, kur deputeti i vrarë do të përcillej për në banesën e fundit, turma njerëzish sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.

Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë. Ndërsa turma i vërsulet Kryeministrisë, Berisha kthehet në seli. Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë.

 

 

Pasi Kryeministria u pushtua, nga Garda dalin tanket, të cilët merren nga të armatosurit. Dikush në mes të turmës gënjen se Nano dha dorëheqjen duke bërë që turma të ekzaltohet.

Një tank vendoset tek selia e PD. Një orë më vonë, shkatërrohen plotësisht zyrat e Kryeministrisë. Protestuesit hyjnë në zyrën e Fatos Nanos dhe urinojnë në tavolinën e punës.

Ndërkaq, një granatë hidhet në zyrën e kryeparlamentarit Skënder Gjinushi. Bastisen Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Kulturës. Dy orë më vonë, “pushtohet” dhe RTSH.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur 14 shtator 1998 fatos nano sali berisha varrimi i azem hajdarit 14 shtator 1998 fatos nano sali berisha varrimi i azem hajdarit

Sondazh

Poll