Bota

Përshkallëzohen protestat në Kili/ 'Simboli', luani i ngordhur dërgohet jashtë pallatit presidencial: Qeveria vret kafshët

ranë kufomës së Zeusit, një luani mashkull 14-vjeçar, ishte vendosur një tabelë ku shkruhej "Qeveria vret kafshët", ndërsa kalimtarët e befasuar bënin foto dhe video

21 Janar 2023, 12:04 Nga a.l
Përshkallëzohen protestat në Kili/ 'Simboli', luani i
Kili

KILI- Kufoma e një luani përpara pallatit presidencial të Kilit befasoi kalimtarët të premten, ndërsa punonjësit e kopshtit zoologjik protestuan kundër një agjencie qeveritare që ata fajësojnë për ngordhjen e luanit.  Pranë kufomës së Zeusit, një luani mashkull 14-vjeçar, ishte vendosur një tabelë ku shkruhej "Qeveria vret kafshët", ndërsa kalimtarët e befasuar bënin foto dhe video, shkruajnë mediat e huaja.

Pronarët e kopshtit zoologjik fajësojnë Shërbimin Bujqësor dhe Blegtorial (SAG), i cili kërkonte qetësues për të lexuar mikroçipet e kafshëve.

"SAG na detyroi të kapim dhe anestezojmë të gjitha kafshët tona për të lexuar mikroçipet e tyre. Ne u thamë atyre se kafshët përballen me të njëjtat rreziqe nga anestezia si njerëzit. Ata na bënë të njollosim duart me gjak," tha Chanampa përfaqësues ligjor për kopshtin zoologjik të qytetit të Los Angeles, rreth 470 kilometra (290 milje) në jug të Santiagos.

Policia rrethoi me shpejtësi zonën përreth pallatit presidencial dhe hoqi kufomën e luanit.

protesta ne kili

Sondazh

Poll