Bota

VIDEO/ Protesta në Peru, ndërtesa historike në Lima merr flakë

Demonstruesit duan që Boluarte të largohet dhe të thërrasë zgjedhje të reja dhe që Castillo, paraardhësi i saj i majtë, të lirohet nga paraburgimi.

21 Janar 2023, 11:52 Nga I.A
VIDEO/ Protesta në Peru, ndërtesa historike në Lima merr
Flaka

PERU- Një ndërtesë historike në Lima mori flakë të premten, ndërsa protestat kundër Presidentes së Perusë, Dina Boluarte vazhduan. Zjarrfikësit luftuan për të shuar zjarrin dhe mendohet se ndërtesa, në Plaza San Martín, ishte bosh gjatë zjarrit.

Dhjetra jetë janë humbur gjatë demonstratave të javës në Peru, pasi ish-udhëheqësi Pedro Castillo u rrëzua. Demonstruesit duan që Boluarte të largohet dhe të thërrasë zgjedhje të reja dhe që Castillo, paraardhësi i saj i majtë, të lirohet nga paraburgimi.

dina boluarte proteste ne peru

Sondazh

Poll