Bota

Moti i keq në Kosovë/ Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Presekë, hapet rruga në Strazhë

Njoftohet se automjetet e rënda në Presekë do të ndalohen për qarkullim, për shkak të motit të keq, ndërsa në Strazhë automjetet do të vijojnë qarkullimin normalisht, pasi situata e motit atje paraqitet e qetë. 

21 Janar 2023, 11:30 Nga a.l
Moti i keq në Kosovë/ Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Strazhë

KOSOVË- Reshjet e dendura të shiut kanë bllokuar disa zona të Kosovës, ndërsa në disa të tjera ka prezencë të reshjeve të dendura të dëborës. Njoftohet se automjetet e rënda në Presekë do të ndalohen për qarkullim, për shkak të motit të keq, ndërsa në Strazhë automjetet do të vijojnë qarkullimin normalisht, pasi situata e motit atje paraqitet e qetë. 

"Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (AMLM) njofton se nga ora 06:35 e mëngjesit të sotëm është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda në qafën malore të Presekës, në rrugën Kërçovë-Ohër. Ndërsa nga ora 07:50 është hequr ndalimi për automjete të rënda në qafën malore të Strazhës", njoftimi. 

Për shkak të gjendjes së keqe në Kosovë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë ndodhen në Kukës, gati për të ndërhyrë në çdo moment që ka nevojë./ Dosja.al

moti i keq ne kosove

Sondazh

Poll