21 Janar 2023, 10:55
Nga I.A
Permbytje ne Kosove
KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar më 21 janar se pas ndaljes së reshjeve të shiut, situatë është e qetë, teksa shtoi se po bëhen intervenime të ndryshme në zona të caktuara. Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm të nisura më 19 janar, disa qytete në Kosovë janë përballur me vërshime. Nga vërshimet më të prekura janë komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog. Vërshimet kanë duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, sipas MBP-së, është duke vazhduar angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet.
“Aktualisht po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e MBP-së.
Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga komunat dhe nga qytetarët.
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës më 20 janar ka njoftuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Sipas Institutit reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim deri më 25 janar.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.
Marrë nga REL
permbytje ne kosove
Bota
21 Janar 2023, 10:31
a.l
Greqi
GREQI- Prej 6 ditësh një 44- vjeçare në Greqi rezulton e humbur, ndërsa kërkimet nga autoritetet vijojnë pë...
Bota
21 Janar 2023, 10:39
I.A
Tank
SHBA- Zyrtarë të lartë amerikanë po e këshillojnë Ukrainën që të mos nisin një ofensivë të...
Bota
21 Janar 2023, 10:01
I.A
Policia e Kosoves
KOSOVË- Një tentative për vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë. Mësohet se policia e Kosov&e...
Bota
21 Janar 2023, 09:47
I.A
Foto Ilustruese
KAVAJË- Një 30-vjeçar është arrestuar në Kavajë për vjedhje në seri. Mësohet se i ...
Bota
21 Janar 2023, 09:44
I.A
Hubertus Heil
GJERMANI- Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish t&eum...
Bota
21 Janar 2023, 09:22
I.A
Bodo Weber
GJERMANI- Mosdhënia e detajeve nga takimet e ndërmjetësuesve perëndimorë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ...
Bota
21 Janar 2023, 09:16
I.A
Chris Hipkins
ZELANDA E RE - Ministri i Arsimit i Zelandës së Re do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit ishull pas dorë...
Bota
21 Janar 2023, 08:39
I.A
Pamjet
SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Departamenti i Thes...
Bota
21 Janar 2023, 08:30
I.A
Dani Dayan
GJERMANI- "Për fat të keq antisemitizmi po forcohet në të gjithë botën”, thotë Dani Dayan. Prej gati nj...
Bota
21 Janar 2023, 08:26
I.A
KOREJA E JUGUT- Një burrë që kërkonte të përdorte një banjë publike në Busan, Koreja e Jugut, mbeti i shtangur ku...