Bota

Holanda do të ndalojë mbajtjen e kafshëve shtëpiake me mutacione gjenetike që i bëjnë…të lezetshme

Ministri holandez i Bujqësisë, Piet Adema tha se do të kërkonte të shpallte të jashtëligjshme mbajtjen e racave të tilla dhe ndalimin e fotove të tyre në reklama ose në mediat sociale.

20 Janar 2023, 23:04 Nga k.m.
Holanda do të ndalojë mbajtjen e kafshëve shtëpiake me
Foto ilustruese

AMSTERDAM- Holanda dëshiron të ndalojë kafshët shtëpiake si qentë me fytyrë të sheshtë dhe macet me veshë të palosur, të cilat duken të ëmbla, por vuajnë nga probleme shëndetësore. Ministri holandez i Bujqësisë, Piet Adema tha se do të kërkonte të shpallte të jashtëligjshme mbajtjen e racave të tilla dhe ndalimin e fotove të tyre në reklama ose në mediat sociale.

“Ne e bëjmë jetën të mjerueshme për kafshët e pafajshme, thjesht sepse mendojmë se ato janë ‘të bukura’ dhe ‘të lezetshme’”,"- tha Adema në një deklaratë.

Mutacionet gjenetike mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen ose artritin te kafshët. “Pronarët e tyre kanë qëllimet më të mira, por shpesh shpërfillin anën e errët”, pra kafshët vuajnë nga këto karakteristika specifike, vijon ministria, duke sqaruar se “qentë me surrat shumë të shkurtër gulçojnë vazhdimisht”. Sipas studimeve të fundit, ky është rasti, për shembull, me bulldogët francezë dhe anglezë.

“Qentë që kanë një kafkë jonormale mund të vuajnë nga dhimbje koke gjatë gjithë kohës,”- tha ministri i Bujqësisë Piet Andema në një letër drejtuar parlamentit.

Qeveria tani do të përgatisë një listë të plotë të racave të prekura, por u theksua se diçka e tillë mund të marrë pak kohë./France24 

piet adema holande

Sondazh

Poll