Bota

Messina Denaro në burg, prindërit e Denise Pipitone: Pyeteni se ku ndodhet vajza jonë, duam të vërtetën

Piera Maggio dhe Pietro Pulizzi duan ndihmën e Denaros.

20 Janar 2023, 20:49 Nga DOSJA
Messina Denaro në burg, prindërit e Denise Pipitone: Pyeteni se ku
Vajza

ITALI- Prindërit e Denise Pipitone i drejtohen Matteo Messina Denaro për ti dhënë përgjigje për vajzën e tyre të zhdukur.

Ky është apeli dëshpërues i Piera Maggio dhe Pietro Pulizzi në kërkim të së vërtetës për zhdukjen e vajzës së tyre të vogël, e cila u zhduk në Mazara del Vallo më 1 shtator 2004.

"Ne jemi të bindur se ai e di se çfarë ndodhi 18 vjet më parë, jo sepse ne e konsiderojmë atë përgjegjës për faktin, por sepse asnjë gjethe nuk lëvizi në territorin tonë që nuk ishte në dijeni të tij”- thanë prindërit e vogëlueshes.

Arrestimi i Matteo Messina Denaro ka ringjallur shpresën e familjes së Denisit, për të marrë drejtësi, për të ditur të vërtetën e fakteve. Prindërit e vajzës së vogël bëjnë një kërkesë të fundit të dëshpëruar: "Ne kërkojmë një akt të fundit shpengimi nga ana juaj, në emër të vajzës sonë Denise dhe kundër të gjithë atyre njerëzve të pafajshëm të vrarë". 

Burimi: Tgcom

denise pipitone matteo messina denaro

Sondazh

Poll