Bota

Me armë dhe një pajisje të dyshuar si detonator eksplozivi, arrestohet 27-vjeçari pranë maternitetit në Angli

Policia urdhëroi një evakuim të pjesshëm të krahut të Gledhow në spitalin e St James.

20 Janar 2023, 22:00 Nga k.m.
Me armë dhe një pajisje të dyshuar si detonator eksplozivi,
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Policia kundër terrorizmit ka arrestuar një burrë, i cili u pikas me një armë zjarri dhe një pajisje të dyshimtë pranë maternitetit të spitalit në Leeds. Sipas mediave të huaja, Policia urdhëroi një evakuim të pjesshëm të krahut të Gledhow në spitalin e St James.

Vizitorët përshkruan skena "të frikshme" pasi ndërtesa u mbyll pjesërisht dhe pacientët u evakuuan. Në pranga përfundoi një 27-vjeçari i paidentifikuar me emër, i cili akuzohet për terrorizëm.

Autoritetet kanë nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punojnë për evidentimin e një sulmi të mundshëm terrorist. Hetimet ende vazhdojnë.

britani e madhe

Sondazh

Poll