Bota

Macron rrit ndjeshëm buxhetin e forcave franceze, 413 miliardë euro në 7-vjeçarin e ardhshëm

Emmanuel Macron premtoi gjithashtu një rritje prej 60% në shpenzimet e inteligjencës ushtarake për periudhën 2024 – 2030. 

20 Janar 2023, 22:07 Nga k.m.
Macron rrit ndjeshëm buxhetin e forcave franceze, 413 miliardë euro
Emmanuel Macron

PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot se 400 miliardë euro do të shkojnë në buxhetin e mbrojtjes për periudhën 2024-2030, i cili do të rritet me rreth 33% krahasuar me shpenzimet e mbrojtjes prej rreth 295 miliardë euro për periudhën 2019-2025.

Emmanuel Macron premtoi gjithashtu një rritje prej 60% në shpenzimet e inteligjencës ushtarake për periudhën 2024 – 2030. 

"Buxheti i mbrojtjes 2019-2025 synonte të rindërtonte mbrojtjen e Francës dhe t'i jepte fund mosfinancimit për dekada,"- tha Emmanuel Macron.

Në lidhje me buxhetin e ri të mbrojtjes për periudhën 2024 – 2030, presidenti francez iu referua një programi “transformimi”.

“Franca ka dhe do të ketë forca të armatosura të përshtatshme për të përballuar sfidat e shekullit,”- tha Macron nga baza ajrore Mont-de-Marchamp në Francën jugperëndimore.

emmanuel macron

Sondazh

Poll