Bota

Italia kërkon oligarkun rus Dmitry Mazepin, miliarderi do pyetet për zhdukjen e dy jahteve të tij nga porti në Sardenjë

Mazepin është një miliarder dhe pronar të një kompanie plehrash minerale.

20 Janar 2023, 20:03 Nga A.B
Italia kërkon oligarkun rus Dmitry Mazepin, miliarderi do pyetet për
Dmitry Mazepin

ITALI- Autoritetet italiane janë në kërkim të oligarkut rus, Dmitry Mazepin, pasi dy nga jahtet e tij luksoze që u kapën nën sanksionet e BE-së, u zhdukën në mënyrë misterioze nga një port në Sardenjë. Mazepin është një miliarder dhe pronar të një kompanie plehrash minerale.

Jahtet, të dyja të quajtura Aldabra, por me flamuj detarë të dy vendeve të ndryshme, u zhdukën nga porti Olbia i Sardenjës brenda disa javësh gjatë verës së 2022-shit.

Ky është rasti i pari në Itali që një rus me asete të ngrira të ketë shmangur sanksionet e BE-së. Autoritetet italiane bëjnë me dije se njëra prej anijeve vlen rreth 700 mijë euro dhe tjetra 1 milion euro, u largua nga Olbia në qershor.

Policia ka deklaruar se Mazepin punësoi një kompani të huaj, e cila nga ana e saj punësoi një kapiten për të larguar jahtet nga Italia. Kompania ndërmjetëse dhe kapiteni janë goditur të dy me gjoba deri në 500,000 euro. Pritet që dhe Mazepin të përballet me të njëjtat gjoba.

Burimi: The Guardian

dmitry mazepin

Sondazh

Poll