20 Janar 2023, 18:22
Nga A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj komentoi çështjen e detit me Greqinë. Në një intervistë për 'Zërin e Amerikës', Begaj u shpreh se Shqipëria ka raporte të mira me Greqinë, duke mbajtur ura të forta bashkëpunimi dhe miqësie. Presidenti tha se ka marrë informacion që ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka zhvilluar konsultime diplomatike në lidhje me detajet dhe procedurat në vijim. Ai shtoi se autorizimi do të lëshohet konform kërkesës nga ana e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe do të lëshohet në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
INTERVISTA:
Zëri i Amerikës: Zoti President! Më lejoni të ndalem tek një tjetër temë, ajo e marrëdhënieve më Greqinë, një vend anëtar i Bashkimit Europian si dhe fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë. Pararendësi juaj, zoti Meta, ka ngritur një seri pikëpyetjesh ndaj qeverisë, pasi kjo e fundit vendosi që për çështjen e detit me Greqinë t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ju a jeni informuar për këtë çështje dhe si e vlerësoni ecurinë e deritanishme të këtij procesi?
Presidenti Bajram Begaj: Vendi ynë ka raporte të mira me të gjithë fqinjët. Këtu hyn edhe Greqia. Greqia fqinje është një partner strategjik për vendin tonë, po ashtu një partner shumë i rëndësishëm ekonomik. Ne jemi vend aleatë në NATO dhe i ndërtojmë marrëdhëniet bazuar në reciprocitet dhe në respekt të njëri tjetrit. Historia dhe kultura e lashtë e të dy vendeve, si dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ashtu edhe komuniteti grek në Shqipëri, janë ura të forta lidhëse të këtij bashkëpunimi dhe miqësie. Për çështje të hapura, si kjo që ju sapo përmendët, unë shprehem që, çdo çështje e re apo e vjetër, e lidhur me shtetin grek, do ta trajtoj në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të marrëveshjeve dhe të Drejtës ndërkombëtare, kuptohet, në respekt të fqinjësisë së mirë, reciprocitetit dhe si aleatë në NATO.
Zëri i Amerikës: Ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, tha pak javë më parë se Shqipëria po përgatitet për të nisur bisedimet me Greqinë për çështjen e detit, për të gjetur kompromisin me Greqinë mbi pyetjet, që do t’i drejtohen gjykatës. Për këtë duhet të merret një autorizim nga ana juaj. A keni patur kontakte me ministrinë e jashtme? A është kërkuar ky autorizim?
Presidenti Bajram Begaj: Kam informacionin që ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka zhvilluar konsultime diplomatike në lidhje me detajet dhe procedurat në vijim, se si do të zgjidhet kjo çështje. Autorizimi që ju përmendet do të lëshohet konform kërkesës nga ana e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe do të lëshohet nga unë, siç e përmenda më parë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vendimeve rë Gjykatës Kushtetuese, të marrëveshjeve dhe të Drejtës ndërkombëtare.
bajram begaj
Politike
20 Janar 2023, 18:26
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj u pyet nga gazetari i 'Zërit të Amerikës' për incidentin në Bashkinë e Fini...
Politike
20 Janar 2023, 18:22
k.m.
Bajram Begaj
Në Shqipëri, presidenti Bajram Begaj thotë se forcat politike në vend, nuk duhet ta shohin njëra tjetërn si armi...
Politike
20 Janar 2023, 17:53
A.B
Sali Berisha dhe Ali Kilic
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim kryebashkiakun opozitar të M...
Politike
20 Janar 2023, 17:25
A.B
Flutura Acka
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur për përplasjen verbale të ndodhur gjat&eu...
Politike
20 Janar 2023, 15:33
A.B
Bislim Ahmetaj
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar kushtet në burgun 313 në Tiranë. Sekretari për të drejtat e njeriut n&...
Politike
20 Janar 2023, 15:29
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur Sali Berishës...
Politike
20 Janar 2023, 13:34
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme. Në një konferencë të përjavs...
Politike
20 Janar 2023, 13:32
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha Berisha akuzoi Ministren e Financave Delina Ibrahimaj se qëndron pas mashtrimit 1.2 milionë ...
Politike
20 Janar 2023, 13:28
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se pastruesja Rozeta Dobi nuk i ka vjedhur paratë e ish-zyrtares Alda Klosi, por q&eum...
Politike
20 Janar 2023, 13:25
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka përmendur sërish faktin që maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partis&eu...