Politike

Berisha: Rozeta i kishte në rujatje ato para, nëse ajo paska aftësi për hapje kasafortash, t'i jepet certifikatë ndërkombëtare

Berisha tha se është e pabesueshme të mendosh që Dobi hyri në shtëpinë e Klosit, e vodhi dhe i hapi kasafortën. 

20 Janar 2023, 13:28 Nga F.M
Berisha: Rozeta i kishte në rujatje ato para, nëse ajo paska
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se pastruesja Rozeta Dobi nuk i ka vjedhur paratë e ish-zyrtares Alda Klosi, por që ka qenë vetë kjo e fundit që ia ka dhënë për t'i ruajtur. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se është e pabesueshme të mendosh që Dobi hyri në shtëpinë e Klosit, e vodhi dhe i hapi kasafortën. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Rozeta i kishte në ruajtje ato para. Rozeta nuk ka marrë një qindarkë nga ato. Nëse Rozeta qenka kaq e aftë sa të hapë kasafortat atëherë ajo duhet të marrë një certifikatë ndërkombëtare për aftësitë e saj.  Pra, për t’u mbrojtur për Rozetën e tij në Davos, u fut te karma, pa e ditur se çfarë është karma. Pa e ditur, se nuk ka konceptin kauzë-efekt. Mjafton të përdorë një shprehje për t’i bërë qejfin një kategorie të caktuar dhe për të mbrojtur Rozetën e tij. Nuk shkoi për shqiptarët, shkoi për të folur për Rozetën e tij. E imagjinoni vetë ju se çfarë ‘bruto figurë’ bëri. E morët vesh pyetjen që i bëri ish-drejtori i BBC, për shtetin digjital që përfundoi si flakë kashte. Irani, Irani tha. Por çfarë Irani tha ai, po qeveria shqiptare ka ndonjë përgjegjësi në këtë mes apo jo. Ja mbylli gojën, e turpëroi, nuk foli dot një fjalë, se mendoi se kishte të bënte me njerëz të painformuar, kur njerëzit aty ishin të informuar për çdo gjë. E dinin se ishin shpenzuar 200 milionë euro për asnjë punë, asnjë mbrojtje. Tendera sekret të vjedhim sa të mundemi.  Unë këto kisha për të paraqitur sot, dhe jam i hapur për çdo pyetje.

sali berisha

Sondazh

Poll