Tentoi të ulte flamurin grek, mediat e "kryqëzuan", sqarohet presidenti Begaj: Ishte rastësi, s'ka vend për teori konspirative!
Rastësi e quan Begaj faktin se vizita e tij u zhvillua dy ditë para vizitës së kryeministrit grek në zonat minoritare.
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj u pyet nga gazetari i 'Zërit të Amerikës' për incidentin në Bashkinë e Finiqit. Begaj tha se është tentuar që të zbatojë protokollin në të gjitha standartet e saj. Rastësi e quan Begaj faktin se vizita e tij u zhvillua dy ditë para vizitës së kryeministrit grek në zonat minoritare.
INTERVISTA:
Zëri i Amerikës: Zoti President, ju zhvilluat një vizitë në jug pak kohë më parë. Mediat këtu njoftuan, se rrugës për në Bashkinë e Finiqit ju nuk ndaluat atje, ndonëse Kryetari i Bashkisë ju priste. Mediat greke e komentuan këtë, si një arsye që lindi nga fakti, se aty po valëvitej flamuri grek. Çfarë ndodhi realisht?
Presidenti Bajram Begaj: Para një muaji, ndoshta pak më shumë, kam bërë një vizitë në bashkitë e jugut, dhe në këtë tur vizitash ishte planifikuar dhe vizita në bashkinë e Finiqit. Së bashku më kryetarin e bashkisë së Finiqit, Prefektin e qarkut dhe deputetë të zones, kam zhvilluar një vizitë në parkun arkiologjik të Finiqit, dhe më pas u takuam dhe bashkëbiseduam me një grup qytetarësh të bashkisë Finiq, për çështje të ndryshme që ata i shqetësonin më shumë. Me këtë rast unë i bëj thirrje çdo shqiptari, që të bëjë një vizitë në parkun arkeologjik të Finiqit. Është pjesë e trashëgimisë tonë kulturore. Mendoj, që është park i harruar, por duhet të bëhet më shumë, që tur-operatorët, turistët, njerëzit e tjerë të shkojnë ta vizitojnë si çdo atraksion tjetër turistik në vendin tonë. Sa i përket të tjerave, unë si President i Republikës, jam i detyruar të zbatoj Protokollin shtetëror, ceremonialin e Republikës së Shqipërisë dhe Ligjin për simbolet në Republikën e Shqipërisë.
Zëri i Amerikës: Një gjë tjetër që ra në sy gjatë vizitës tuaj, koeçidencë apo jo, ishte se ajo u zhvillua dy ditë para vizitës së kryeministrit grek në zonat minoritare…
Presidenti Bajram Begaj: Ju siguroj, ishte thjesht rastësi, dhe nuk ka vend për asnjë teori konspirative.
Në dhjetor, veprimet e Begajt janë konsideruar si provokime pasi sipas tyre presidenti shqiptar ka kërkuar uljen e flamurit grek të vendosur në një prej ndërtesave ku ndodhej edhe flamuri shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian.
Sondazh
INTERVISTA E PARË- Presidenti Begaj: Forcat politike të mos e shohin si armike njëra-tjetrën
Bajram Begaj Në Shqipëri, presidenti Bajram Begaj thotë se forcat politike në vend, nuk duhet ta shohin njëra tjetërn si armi...
FOTOT- Berisha pret kryebashkiakun opozitar turk: Më 14 maj të votojmë kundër Erdogan dhe Ramës
Sali Berisha dhe Ali Kilic TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim kryebashkiakun opozitar të M...
'Dramacitet qesharak'/ Akuzat e Zhupës, Açka: E trishtueshme, duhet të heqë dorë nga përbaltjet
Flutura Acka TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur për përplasjen verbale të ndodhur gjat&eu...
'Burgu 313 pa ngrohje, Sheshi vdiq në mënyrë të dyshimtë/ PD thirrje ambasadorëve: Mjaft nëpër tribuna luksi, vizitoni burgjet
Bislim Ahmetaj TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar kushtet në burgun 313 në Tiranë. Sekretari për të drejtat e njeriut n&...
Balla i përgjigjet Berishës për 21 Janarin: Dosja e vrasjes së Aleks Nikës t’i kalojë SPAK
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur Sali Berishës...
Protesta e madhe, Berisha: Po bëhen përgatitjet! Shoqëria shqiptare po zien
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme. Në një konferencë të përjavs...
Arlind Gjokutaj në pranga për shpërdorim detyre te ‘Financat’, Berisha: Ibrahimaj ka qenë strumbullari, e vë dorën në zjarr
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha Berisha akuzoi Ministren e Financave Delina Ibrahimaj se qëndron pas mashtrimit 1.2 milionë ...
Berisha: Rozeta i kishte në rujatje ato para, nëse ajo paska aftësi për hapje kasafortash, t'i jepet certifikatë ndërkombëtare
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se pastruesja Rozeta Dobi nuk i ka vjedhur paratë e ish-zyrtares Alda Klosi, por q&eum...
Fluturimet e Ramës me charter, Berisha hedh akuza: Ismaili është përdorur për qëllime të tjera, importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka përmendur sërish faktin që maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partis&eu...
Berisha: Rama, Gaçe, Xhaçka e Josifi po bëjnë një presion të jashtëzakonshëm në Kushtetuese, ka inkriminuar dhe kunatën amerikane
Sali Berisha TIRANË- Edi Rama, Olsi Rama, Artan Gaçe, Olta Xhaçka dhe Amant Josifi, sipas Berishës po bëjnë një...
