Politike

Fluturimet e Ramës me charter, Berisha hedh akuza: Ismaili është përdorur për qëllime të tjera, importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë

Ai hodhi dyshimet kur tha se avioni i Ramës mund të jetë përdorur dhe për qëllime të tjera. 

20 Janar 2023, 13:25 Nga F.M
Fluturimet e Ramës me charter, Berisha hedh akuza: Ismaili është
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka përmendur sërish faktin që maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të hetuar fluturimet e kryeministrit Edi Rama me charter. Në një konferencë të përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Rama ka tmerr nga hetimi i atyre udhëtimeve. Ai hodhi dyshimet kur tha se avioni i Ramës mund të jetë përdorur dhe për qëllime të tjera. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Çfarë ndodh me kërkesën e 36 deputetëve për hetimin e 137 udhëtimeve me çarter të Edi Ramës? Pse pengohet? Si mund të pengohet?  Nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë. Edi Rama ka vendosur ta bllokojë komisionin. Ky është një akt i pashembullt. Edi Rama ka tmerr nga hetimi i atyre udhëtimeve. Jo vetëm nga shuma përrallore që është shpenzuar nga taksapaguesit më të varfër. Por ka dyshime të forta për destinacionet dhe përdorimin e avionit. Ka dyshime shumë të forta. Unë mund t’u them vetëm që importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë dy vitet e fundit. A ka një paralelizëm me fluturimet e ‘Ismailit’? Asgjë nuk është e sigurt, por rumori zien se avioni është përdorur për qëllime të tjera. Vetëm hetimi është rruga për transparencën e këtyre hetimeve. Nuk ka kryeministër në Europë, nuk ka. Presidenti i SHBA kishte bërë 70 fluturime në 4 apo 8 vite. Dhe kur u diskutua njëherë kjo çështje, tha kushton kaq ky fluturimi im. Edhe në vendin më të pasur të botës ka një llogari, kurse ‘Ismaili’ i Ramës rri më shumë në ajër se në tokë. 137 fluturime!

sali berisha

Sondazh

Poll