20 Janar 2023, 13:22
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Edi Rama, Olsi Rama, Artan Gaçe, Olta Xhaçka dhe Amant Josifi, sipas Berishës po bëjnë një presion të jashtëzakonshëm në Gjykatën Kushtetuese për të shpëtuar mandatin e deputetes. Në një konferencë të përjavshme me gazetarët, Berisha tha se ai e ka bërë shumë herë këtë denoncim, pas ngritjes së padisë nga Partia Demokratike që e akuzon së është në konflikt interesi duke qenë se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë kam denoncuar një presion të jashtëzakonshëm që mafia, Edi Rama., Olsi Rama, Artan Gaçe, Olta Xhaçka dhe Amant Josifi po bëjnë në Gjykatën Kushtetuese për të shpëtuar mandatin e një mafiozeje të pashoqe, siç është Olta Xhaçka. Olta Xhaçka duke përdorur pushtetin. Olta Xhaçka, duke përdorur pushtetin, lidhjet e saj me klanin e Rama, lidhjet e kahershme, se janë vërsulur Olsi, Edi, Artani, Josifi për të mposhtur Gjykatën Kushtetuese. Një akt që do përbënte një akt të vërtetë ndaj Kushtetutës dhe goditje mëshire për luftën kundër korrupsionit. Çfarë thotë neni 70 i Kushtetutës: deputetët nuk mund të kryejnë asnjë aktivitet fitimprurës që buron nga pasuria e shtetit. Olta Xhaçka me burrin e vet, kanë fituar statusin 5 mln të investitorit strategjik. Olta Xhaçka ka inkriminuar kunatën e saj amerikane si ortake në këtë aferë. Olta Xhaçka me këto veprime e ka vendin në burg dhe vetëm në burg. Dhe tani kërkon të shpëtojë. Gjykata Kushtetuese në këtë rast, ka kazusin më të qartë dhe pikërisht për përpjekjen që bën parlamenti për të shkelmuar Kushtetutën, ajo duhet t’i dalë zot Kushtetutës. Të mendosh se të shpëtojë Olta, pse Edi Rama nuk lejoi të vinte në parlament kërkesa, nuk ka tallje më të madhe me qytetarët, nuk ka dëshmi më flagrante të implikimit direkt të Edi Ramës, por edhe atyre që mund të mendojnë se do gjykojnë në këtë mënyrë. Ky nen është një nen i artë në Kushtetutën e Shqipërisë. Nëse bie ky nen, bie çdo gjë në luftën kundër korrupsionit në këtë vend dhe mbetet vetëm vrulli, urrejtja dhe guximi i qytetarëve ndaj këtyre kriminelëve.
sali berisha
Politike
20 Janar 2023, 13:18
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Beri...
Politike
20 Janar 2023, 13:11
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sot operacionin 'Komploti' që çoi pas hekurave pesë anëtarë t&...
Politike
20 Janar 2023, 13:00
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se d...
Politike
20 Janar 2023, 12:44
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha shprehjen 'karma është nj&...
Politike
20 Janar 2023, 12:42
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Samitin e Davosit. Në konferenc...
Politike
20 Janar 2023, 12:19
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se kanë marrë paratë ...
Politike
20 Janar 2023, 11:36
I.A
Eno Bozdo
Deklarata e Bozdo:
Çmimi i naftës kudo në botë ka shënuar ulje të ndjeshme gjatë dy muajve të fundit, ...
Politike
20 Janar 2023, 10:46
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka rrëfyer se ka mbështetur për shumë kohë kryeministrin...
Politike
20 Janar 2023, 10:38
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar detaje nga fëmijëria e tij. në një intervistë...
Politike
20 Janar 2023, 08:04
F.M
Edi Rama
TIRANË- ‘Karma është një kur**’, deklarata e fortë e Kryeministrit Edi Rama drejtuar Presidentes së Parl...