Politike

Operacioni "Komploti', Berisha komenton arrestimin e anëtarëve të bandës së Durrësit: Janë përleshur, Sako, një zyrtare në duart e mafias

Ai komentoi dhe kandidatët e partive në Durrës dhe tha se Emirjana Sako është totalisht e pakrahasueshme me Igli Carën, pasi ajo është një zyrtare në duart e mafias.

20 Janar 2023, 13:11 Nga F.M
Operacioni "Komploti', Berisha komenton arrestimin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sot operacionin 'Komploti' që çoi pas hekurave pesë anëtarë të bandës së Durrësit dhe shpalli në kërkim katër të tjerë. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se bandat po përleshen me njëri-tjetrin. Ai komentoi dhe kandidatët e partive në Durrës dhe tha se Emirjana Sako është totalisht e pakrahasueshme me Igli Carën, pasi ajo është një zyrtare në duart e mafias.

"Emirjana Sako në Durrës. Po pse krahasohet Emirjana Sako me Igli Carën? Ajo është një zyrtare në duart e mafias. I keni marrë vesh lajmet për mafian e Durrësit. Po përleshen,"- tha Berisha. 

Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar tashmë kush janë kokat që donin eleminimin e Ndojës dhe Rrumit. Të arrestuarit janë 5 persona: Bashkim Haxhija, Akil Nerjaku, Julian Pjetri, Endrit Sinani dhe Marsel Deçka janë arrestuar. Në kërkim janë shpallur Plarent Dervishaj që tashmë ndodhet në Dubai, bashkë me Julian Meçen dhe Ramazan Rrajën. 

 

sali berisha

Sondazh

Poll