20 Janar 2023, 12:02
Nga I.A
Atiljo Ndrecaj
ITALI- Gjashtëmbëdhjetë vjet e tetë muaj burgim për marokenin 31-vjeçar Abdel Wahaad Hoshush dhe dhjetë vjet e tetë muaj për bashkatdhetarin 35-vjeçar Bouch Bouchta Chari. Këto janë dy dënimet e shkallës së parë të shqiptuara sot në gjykatën në Mantua nga gjyqtarja Arianna Busato për vrasjen në Piazzale della Favorita al Boma më 2 korrik 2021 kur mbeti i vrarë 23-vjeçari shqiptar Atiljo Ndrecaj.
Të dy do të duhet të paguajnë edhe gjashtëdhjetë mijë euro dëmshpërblim. I riu shqiptar ishte rrahur me një shkop bejsbolli dhe i kishin shtypur kafkën. Do të kishte qenë një zgjidhje hesapesh që shpërtheu tërbimin vrastar, ndoshta për çështjet e trafikut të drogës.
Bouch Bouchta Chari ishte arrestuar gjashtë ditë pas aktit të rëndë të përgjakshëm në bordin e një treni në provincën e Varese. Ai kishte deklaruar se kishte qenë i pranishëm në Piazzale della Favorita mbrëmjen e vrasjes por se nuk ishte ai që vrau të riun shqiptar. Ai kishte thënë gjithashtu se ky i fundit dhe një shok i tij do të ishin të parët që do të nisnin përleshjen dhe ai do të reagonte në mbrojtje.
Nga ana tjetër, Hoshush, i cili gjithashtu u arratis menjëherë pas rrahjes, ishte gjurmuar në janar 2022 në Algeciras të Spanjës pranë ngushticës së Gjibraltarit, ku Guardia Civil, në bazë të informacionit të dhënë nga bërthama hetimore e Karabinierëve të Mantovës, kishte arrestuar.
atiljo ndrecaj bouch bouchta chari arianna busato
Aktualitet
20 Janar 2023, 11:57
F.M
Operacioni
TIRANË- 50 kontrata shit-blerjeje pronash e dokumente të ndryshme me rëndësi janë gjetur pas kontrollit të 11 bane...
Aktualitet
20 Janar 2023, 11:52
I.A
Karabinieri
ITALI- Kontrolli i një pasagjeri që udhëtonte në trenin që po hynte në Itali, çoi në zbulimin e dy ki...
Aktualitet
20 Janar 2023, 11:44
a.l
Porti i Vlorës
DURRËS- Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar anulimin e lundrimit të trageteve nga Dur...
Aktualitet
20 Janar 2023, 11:42
a.l
policia
FIER- Dy persona janë vënë në pranga nag policia në Fier. Një 42-vjeçar me iniciale A.H., ka rënë n&...
Aktualitet
20 Janar 2023, 11:36
a.l
Porti i Vlorës
VLORË- Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka mbërritur pa probleme mëngjesin e sotëm në Port...
Aktualitet
20 Janar 2023, 11:28
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Redaksia investigative e programit "Piranjat" ka denoncuar se në fshatin Lekbibaj të Tropojës, ka një prerje ma...
Aktualitet
20 Janar 2023, 11:24
a.l
Elbasan
ELBASAN- Gjatë natës në Elbasan ka pasur reshje shiu, ndërsa mëngjesin e sotëm në zonat malore ka rënë...
Aktualitet
20 Janar 2023, 11:23
F.M
Akil Nerjaku
TIRANË- Pamjet që po shikoni vijnë nga operacioni "Komploti", i cili ka çuar në pranga pesë persona e ka shpal...
Aktualitet
20 Janar 2023, 11:18
a.l
Bogë-Theth
BOGË- Reshje shiu dhe bore kanë pushtuar disa zona të vendit, në Dardhë, Llogara, Krujë-Sarisalltik, Ura e Za...
Aktualitet
20 Janar 2023, 11:17
f.g
Policia e Shtetit
TIRANE- 3 vite pas ngjarjes së rëndë që ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, ku u tentua t...