Aktualitet

Dita e 4 e përmbytjeve në vend/ Shqipëria sërish nën sundimin e motit të keq, reshje të dendura shiu e dëbore në të gjithë vendin (HARTA LIVE)

Në lartësinë mbi 700-800 metra parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

20 Janar 2023, 07:37 Nga F.M
Dita e 4 e përmbytjeve në vend/ Shqipëria sërish nën
Moti i keq

TIRANË- Sot Shqipëria futet në ditën e katërt të përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut. Moti parashikohet me reshje të dendura shiu që do të zgjasin gjatë gjithë ditës dhe vranësira të vazhdueshme. Pasditja sjell një pauzë nga reshjet, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes shiu do të rinisë me intensitet mesatar. Në lartësinë mbi 700-800 metra parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Era do të vijojë të jëtë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 11°C , ë zona e ulëta 5 deri 13°C dhe në zona bregdetare 8 deri 14°C.

moti 20 janar 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2023, 23:31 k.m.

ME VIDEO- Tuneli i Skarficës pa ndriçim

Pamje nga tuneli SARANDË- Tuneli i Skarficës është në terr. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, tuneli i Skarfic&e...