Politike

“Karma është ****”/ Mediat greke i bëjnë jehonë fjalës së Ramës për skandalin në BE

Edi Rama argumentoi se BE tani kërkon standarde më të larta nga anëtarët kandidatë (siç është Shqipëria) sesa për anëtarët ekzistues.

20 Janar 2023, 00:33 Nga DOSJA
“Karma është ****”/  Mediat greke i bëjnë
Pamje nga forumi

TIRANË- Kryemisnitri Edi Rama, pjesë e forumit që po zhvillohet në Devos, i befasoi të gjithë me komentin e tij para presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Duke folur për arrestimin e ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian, Rama duke i kërkuar falje presidentes të PE, tha në gjuhën angleze se “Karma is a bitch”.

Ky është realiteti, por për ne, për mua dhe kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm. Çfarëdo që të kërkojë, edhe nëse nuk mbërrijmë kurrë aty, ajo çfarë është e rëndësishme është që të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në, me institucione të mirëfillta, me llogaridhënie të mirëfilltë, e kështu me radhë. Por, Roberta ndjesë, më duhet ta them. Kur doli kjo çështja e korrupsionit tek ju, thashë që “Karma te vjen hakut,”- është një pjesë e fjalës së Ramës.

Duke aluduar në hipokrizinë e korrupsionit nga vendet që janë tashmë anëtarë të Bashkimit Evropian, Rama argumentoi se BE tani kërkon standarde më të larta nga anëtarët kandidatë (siç është Shqipëria) sesa për anëtarët ekzistues.

“Më shumë se gjysma e vendeve të BE-së nuk do të mund të hynin më në BE. Nuk po flas për ish-komunistët. Po flas edhe për vendet themeluese, më besoni,”- tha Rama duke folur në një panel të Politico në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Parlamenti Evropian u trondit së fundmi nga disa raste korrupsioni të dyshuar mes disa përfaqësuesve të tij të lartë. Gjyqësori belg kreu disa kontrolle të premten si pjesë e një hetimi të hapur në mes të korrikut të këtij viti për një organizatë të dyshuar kriminale që depërtoi në zemrën e Parlamentit Evropian dhe dyshohet për ndërhyrje në politikën e sindikatave dhe korrupsion përmes Katarit. Gjatë kontrollit u sekuestruan 600 mijë euro para në dorë, si dhe pajisje kompjuterike dhe telefona. 

edi rama forumin ekonomik botëror në davos

Sondazh

Poll