Politike

Takimet e Ramës në Berlin, PD i kujton Mark Babanin: Çfarë i kujton data 4 Prill 1994

13 Shtator 2019, 15:23 Nga DOSJA
Takimet e Ramës në Berlin, PD i kujton Mark Babanin: Çfarë

TIRANË- Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhin, në lidhje me deklaratën e Edi Ramës të bërë nga Berlini. Bardhi shkruan se gjithçka është propagandë, pasi sipas tij nuk e fshin dot të vertetën që Rama që futi krimin në zgjedhje.

“Njësoj si për Valdrin Pjetrin e Shkodrës, për Agim Kajmakun e Vorës, Edi Rama po fshihet edhe për Mark Babanin.  Kandidati i Edi Ramës ka mashtruar publikisht me formularin e dekriminalizimit dhe ai duhet të dalë para drejtësisë për këtë”, shkruan Bardhi. Më tej Bardhi shkruan se është e vërtetë që Mark Babani është arrestuar dhe i kujton datën 4 prill 1994.

POSTIMI I PLOTË

Asnjë takim në Berlin, Washington, Paris apo Bruksel nuk e fshin dot të vërtetën skandaloze se me Edi Ramën, njeriun që futi krimin në zgjedhje dhe qeveris me të, nuk ka për të pasur nisje të bisedimeve për anëtarësim. Propaganda nuk mund ta mbulojë heshtjen e Edi Ramës për kriminelin e tij të Vaut të Dejës, Mark Babani. Njësoj si për Valdrin Pjetrin e Shkodrës, për Agim Kajmakun e Vorës, Edi Rama po fshihet edhe për Mark Babanin. Kandidati i Edi Ramës ka mashtruar publikisht me formularin e dekriminalizimit dhe ai duhet të dalë para drejtësisë për këtë.  Është fakt se Mark Babani është arrestuar, dënuar e dëbuar nga autoritetet italiane dhe ai nuk e ka deklaruar këtë. Provat për këtë janë të pakundërshtueshme dhe prokuroria mjafton të ketë vullnetin t’i marrë në dorëzim ato. Edi Rama dhe kandidati i tij për Vaun e Dejës duhet të sqarojnë publikun se çfarë i kujton data 4 Prill 1994.  As mashtrimet publike të Mark Babanit dhe as heshtja e Edi Ramës nuk e ndryshon dot të vërtetën.  Me kriminelët në parlament, me kriminelët në pushtetin lokal, me kriminelët në qeverisje nuk ka të ardhme për shqiptarët, nuk ka integrim, nuk ka Shqipëri si gjithë Europa.

Edi Rama sot ka nisur një vizitë në Gjermani, ku ka takuar Kancelaren Angela Merkel. Kryeministri ka publikuar dhe detaje nga takimi dhe sipas tij puna e negociatave është bërë shumë e vështrië. Ndërkohë që Rama ndodhet jashtë vendit, Partia Demokratike ka nisur akuzat për kreun e Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani. Sipas PD Babani është arrestuar dhe dënuar dhe krimet i ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per mark babanin edi rama gazment bardhi perplasja rama bardhi akuzat e pd per mark babanin edi rama gazment bardhi perplasja rama bardhi

Sondazh

Poll