Aktualitet

Si vepron "mafia" shqiptare në zgjedhje, Artan Hoxha: Elbasani, zonë tampon, politkanët që godasin grupe krimianale, ndëshkohen me vota

Ndër të tjera në fjalën e tij, gazetari shtoi se një shembull sesi mund të ndikojnë grupet kriminale në Shqipëri, është qyteti i Elbasanit.

18 Janar 2023, 22:33 Nga k.m.
Si vepron "mafia" shqiptare në zgjedhje, Artan Hoxha: Elbasani,
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar mënyrën sesi vepron "mafia" shqiptare gjatë zgjedhjeve. Në fjalën e tij, gjatë emisionit "Noë", Artan Hoxha tha se politikanët që godisin aktivitetin e grupeve kriminale në Shqipëri, ndëshkoheshin me votë. Ndër të tjera në fjalën e tij, gazetari shtoi se një shembull sesi mund të ndikojnë grupet kriminale në Shqipëri, është qyteti i Elbasanit.

"Po të marrim një element të thjeshtë, në vitin 2016, pata mundësinë të diskutojë me drejtues të opozitës dhe i kërkova se pse nuk denonconin zonat ku kultivohej kanabisit. Më tha; në zonat ku kemi denoncuar përfshirjen e kultivuesëve në zgjedhje ne kemi pësuar goditje shumë të madhe. Politikanët e mëdhenj nuk kanë nevojë që të paguajnë për zgjedhje. Ai mundohet të godasë tek elektorati gri. Fillimisht i joshin dhe më pas i trembin për të mos dalë votim. Kur një votë kur nuk vjen për ty, por nuk shkon as për kundërshtarin, është i dëmshëm. Në zgjedhjet e fundit, zona tampon ishte Elbasani. Cili ishte rezultati? LSI u fshi nga harta. I masakruan. U bë marrëveshje edhe mes grupeve që kishin forca të ndryshme. Ne atje pamë cili ishte efekti që ka bota e nëndheshme e krimit. Grupet kriminale ata përfshihen në aktivitete kriminale, kërcënojnë,"-u shpreh në fjalën e tij gazetari.

artan hoxha

Sondazh

Poll