Bota

Jep dorëheqjen kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern: Nuk kam më energji

Mandati i saj si kryeministre do të përfundojë më 7 shkurt, por ajo do të vazhdojë të jetë deputete deri në zgjedhjet e fundvitit.

19 Janar 2023, 07:23 Nga F.M
Jep dorëheqjen kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern:
Jacinda Ardern 

ZELANDA E RE- Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqjen. Në takimin vjetor të grupit parlamentar të partisë, Ardern tha se nuk kishte më mjaftueshëm energji për të bërë punën. 

"Është koha të ndalem. Po largohem, sepse me një rol kaq të privilegjuar vjen edhe përgjegjësia. Përgjegjësia për të ditur kur jeni personi i duhur për të udhëhequr. Unë e di se çfarë kërkon kjo punë. Dhe e di që nuk kam mjaftueshëm energji për ta bërë siç duhet. Është kaq e thjeshtë,"- tha ajo.

Mandati i saj si kryeministre do të përfundojë më 7 shkurt, por ajo do të vazhdojë të jetë deputete deri në zgjedhjet e fundvitit. Ardern u bë kryetarja femër më e re e qeverisë në botë kur u zgjodh kryeministre në vitin 2017 në moshën 37-vjeçare. Ajo ka udhëhequr Zelandën e Re përmes pandemisë Covid-19 dhe fatkeqësive të mëdha duke përfshirë sulmin terrorist në dy xhami në Christchurch dhe ëhite Island shpërthim vullkanik.

jacinda ardern

Sondazh

Poll