Bota

Planifikohet ATENTAT ndaj kryetarit dhe 3 deputetëve të LDK-së në Kosovë, nënkryetari: Unë s'jam në listë (Reagon Policia)

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka konfirmuar lajmin e planifikimit të një atentati ndaj kryetarit të partisë Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të tjerë të partisë.

18 Janar 2023, 21:10 Nga A.B
Planifikohet ATENTAT ndaj kryetarit dhe 3 deputetëve të LDK-së
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Një atentat është planifikuar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj force politike. Lajmin e bëri të ditur fillimisht 'Express', e cila informoi se në adresë të partisë kanë shkuar këto informacione.

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka konfirmuar lajmin e planifikimit të një atentati ndaj kryetarit të partisë Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të tjerë të partisë. Shala nuk ka dhënë emrat e deputetëve që ishin pjesë e kësaj liste për atentat, që sipas tij, po përgatitej nga dy organizata.

Nuk dimë shumë sepse është vetëm fillimi. Informacionet I kemi marrë sot. S’ka të bëj me një aktivitet konkret, por ka të bëj të bëj me një lloj ataku kundër kundërshtarëve politik dhe më saktësisht kundër kundërshtarit politik kryesor sot që është LDK. Mos më kërkoni më shumë”, ka thënë Shala për RTV Dukagjinin.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një rrjet njerëzish qe veprojnë në Kosovë dhe disa vende të BE-së.

“Mund të konfirmoj që është një rrjet njerëzisht në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe pretendohet për dy organizata, njëra nga të cilat pretendohet që vepron në Kosovë tjetra jashtë Kosovës dhe ajo jashtë Kosovës ka marrë përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani”, ka deklaruar tutje ai.

Shala ka konfirmuar se emri i tij nuk gjendet në këtë listë.

“Jo emri im nuk ka qenë. Nga ajo që e di unë, jo. Ka qenë emri i Abdixhikut dhe tre deputetëve të tjerë të LDK-së”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke u marrë me rastin në fjalë. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar se drejtoria kompetente ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim.

atentat ndaj lumir abdixhikut lumir abdixhiku kosove

Sondazh

Poll