Bota

DETAJE- U kap me 2.7 kilogram kokainë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Sipas mediave të huaja, në 16 janar 2023 në orën 18:30, një ekuipazh i makinës së patrullës së Policisë Federale kontrolloi një shofer shqiptar 35-vjeçar që po qarkullonte me një Volkswagen Passat.

18 Janar 2023, 21:06 Nga k.m.
DETAJE- U kap me 2.7 kilogram kokainë, arrestohet shqiptari në
Kokaina në Gjermani

GJERMANI- Një 35-vjeçar shqiptar, ende i paidentifikuar, është arrestuar nga autoritetet gjermane pasi u kap me 2.7 kilogramë kokainë të presuara brenda një kutie të mbështjellë me celofan. Sipas mediave të huaja, në 16 janar 2023 në orën 18:30, një ekuipazh i makinës së patrullës së Policisë Federale kontrolloi një shofer shqiptar 35-vjeçar që po qarkullonte me një Volkswagen Passat.

DETAJE- U kap me 2.7 kilogram kokainë, arrestohet shqiptari në
Kokaina në Gjermani

35-vjeçari i tha patrullës që ishte vendosur se kishte vizituar një mik në Amsterdam për 5 orë dhe tani ishte rrugës për në Herne. Shoferi nuk ishte në gjendje të paraqiste asnjë dokument udhëtimi gjatë kontrollit, ndërsa edhe patentën e kishte të falsifikuar. Gjatë kontrollit të mëpasshëm të makinës, policia federale gjeti dhe sekuestroi tre pako me peshë totale 2.7 kilogramë kokainë në një strehë profesionale që ishte vendosur më pas. Sipas efektivëve, vlera e lëndës narkotike të gjetur është 197.000 euro.

 

arrestohet shqiptari ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll