18 Janar 2023, 22:45
Nga k.m.
Volodymyr Zelenskyy,
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i tha Forumit Botëror Ekonomik se furnizimet perëndimore me tanke dhe sisteme të mbrojtjes ajrore duhet të arrijnë më shpejt në shtetin e tij, në mënyrë që forcat e Kievit të mund t’i kundërvihen forcave ruse.
Zelenskyy më 18 janar iu adresua këtij forumi, që po zhvillon punimet në Davos të Zvicrës, përmes video-lidhjes. Ai i bëri thirrje botës që të përshpejtojë dërgesat e armëve, duke thënë se Ukraina po qëndron e fortë pavarësisht luftimeve të përditshme në lindje të shtetit. Megjithatë, lideri ukrainas tha se Perëndimi e ka pranuar se “tirania po tejkalon demokracitë”.
Ai tha se Ukraina vazhdon të jetë e motivuar për të vazhduar betejën kundër pushtimit rus – që tashmë ka hyrë në muajin e njëmbëdhjetë – por, shtoi se Rusia duket se “veçse ka fituar vendin e saj në mesin e terroristëve” dhe po dëshiron që të hakmerret.
Zelenskyy theksoi se ishte i kënaqur që ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka ndryshuar mendimin sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Kissinger, që iu drejtua Forumit në Davos përmes video-lidhjes më 17 janar, tha se pushtimi rus ka treguar se nuk ka më kuptim që Ukraina të mbahet jashtë NATO-s dhe se një anëtarësim eventual i Kievit në aleancën perëndimore ushtarake do të ishte “rezultati i duhur”.
"Ndryshimi i mendimit i Kissingerit “është shumë i rëndësishëm për të ushtruar presion ndaj Rusisë” që të ndalë agresionin,"- tha Zelenskyy, dhe shtoi se Kievi ende beson se anëtarësimi në NATO do të ishte garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës.
I pyetur nëse është i shqetësuar për sigurinë e tij pas rrëzimit të një helikopteri më 18 janar në afërsi të Kievit, aksident në të cilin humbën jetën ministri i Brendshëm ukrainas dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, Zelenskyy tha se nuk është i shqetësuar. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, po ashtu iu adresua Forumit në Davos. Ai tha se ka “sinjale shumë pozitive” se gjatë takimit të aleatëve perëndimorë në Gjermani më 20 janar, do të njoftohet për dërgesa të reja armësh për Ukraiën./REL
volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi
Bota
18 Janar 2023, 21:49
k.m.
Brian Walshe dhe gruaja e tij, Ana
BRITANI E MADHE- Prokurorët në Masaçusets zbuluan sot kërkimet e të Brian Walshe në Goog...
Bota
18 Janar 2023, 21:41
k.m.
Foto ilustruese
Kosova nuk do të lejojë hyrjen dhe qarkullimin e veturave që kanë targat ilegale KM, e që janë riregjistruar ...
Bota
18 Janar 2023, 21:33
A.B
Helikopteri
UKRAINË- Këto mbetje janë të helikopterit që ra mëngjesin e sotëm në periferi të Kievit, me të...
Bota
18 Janar 2023, 21:10
A.B
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Një atentat është planifikuar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ...
Bota
18 Janar 2023, 21:06
k.m.
Kokaina në Gjermani
GJERMANI- Një 35-vjeçar shqiptar, ende i paidentifikuar, është arrestuar nga autoritetet gjermane pasi u kap...
Bota
18 Janar 2023, 21:02
A.B
Benjamin Netanjahu
IZRAEL- Gjykata e Lartë e Izraelit urdhëroi kryeministrin Benjamin Netanjahu të mërkurën të shkarkojë...
Bota
18 Janar 2023, 20:53
A.B
Universiteti i Kolumbias emëroi si presidente ish-zëvendës guvernatoren e Bankës së Anglisë dhe aktualisht presidente e Universi...
Bota
18 Janar 2023, 20:42
A.B
Qeni
BRITANI E MADHE- Pronarja e një qeni që konkurroi për titullin 'qeni më i shëmtuar në Mbretërinë e Bashkuar' t...
Bota
18 Janar 2023, 20:18
A.B
Ushtaret
UKRAINË- Dy ushtarë ukrainas, të cilët u plagosën nga minat tokësore, po pajisen me proteza bionike më t&e...
Bota
18 Janar 2023, 20:34
k.m.
Dimitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti
Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë formimin e një aleance...