Aktualitet

KËRKESA/ Pedagogia shqiptare i dërgon shkresë shtetit shqiptar dhe suedez: Të përmirësohen ligjet e migracionit

Bega kërkon ndryshim në ligj.

18 Janar 2023, 17:15 Nga A.B
KËRKESA/ Pedagogia shqiptare i dërgon shkresë shtetit shqiptar
Silvana Begaj

TIRANË- Pedagogia shqiptare në universitetin suedez, Silvana Bega i ka dërguar një kërkesë shtetit shqiptar dhe atij suedez për të përmirësuar ligjet dhe rregullat e migracionit. Bega ka ndarë në 'Facebook', dokumentet, në të cilat parashtron kërkesën e saj. Ajo shprehet se shqiptarët kanë nevojë për më shumë.

POSTIMI:

Letra më poshtë është një kërkesë të cilën ua kam drejtuar shtetit shqiptar dhe shtetit suedez për përmirësimin e rregullave dhe ligjeve te migracionit. Shqiptarët kanë përjetuar gjithmonë një emigrim të vështirë, kryesisht nga pak mundësitë që na ofron pashaporta shqiptare. Askush nuk interesohet për problemet që ne hasim në vendet e tjera. Familje shqiptare të cilat jetojnë me ankth për përgjigje të tejzgjatura të migracionit. Forca punëtore që penalizohet nga një pronar i papërgjegjshëm etj etj. Ne, jemi punëtorë që kemi lënë vendin tonë dhe na përndjek pamundësia edhe këtu. Shqiptarët meritojnë më shumë. Suedia duhet të zbusi ligjet dhe rregullat dhe të ndjek rastin e Gjermanisë me Ballkanin Perëndimor. Lufta do vazhdojë, por realisht shpresoj që dhe në këtë luftë të mos jemi vetëm. Ftoj institucionet përkatëse të të dyja vendeve për fillimin e dialogut.

silvana begaj

Sondazh

Poll