Politike

Rama flet në Davos për sulmet kibernetike: Po ndërtojmë muret mbrojtës me aleatët

Edi Rama theksoi se ky sulm i sponsorizuar nga Irani u përballua me bashkëpunimin me Microsoft dhe FBI amerikane.

17 Janar 2023, 17:45 Nga k.m.
Rama flet në Davos për sulmet kibernetike: Po ndërtojmë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në forumin e Davosit për sulmet kibernetike që kaloi vendi nga hakerat iranianë. Në një prej sesioneve ku kryeministri mori pjesë u diskutua për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani, Rama theksoi se ky sulm i sponsorizuar nga Irani u përballua me bashkëpunimin me Microsoft dhe FBI amerikane. 

Duke folur për sulmin, Rama i pyetur nga gazetari britanik James Harding, ish-drejtor i BBC News që modelonte debatin nuk mori përgjigje se kush ishte përgjegjës për daljen e të dhënave të qytetarëve. Si përgjigje, Rama tha se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit dhe se qëllimi i keqbërësve ishte ta shkatërronte sistemin e shërbimeve digjitale, e ta kthente vendin tonë në "epokën e letrës".

James Harding: Është diçka që duhet sqaruar në lidhje me Shqipërinë. Ju e sqaruar se kë duhet të fajësonit, pra Iranin, por ka edhe diçka që për disa njerëz është e habitshme sensi i përgjegjësisë nga vetë qeveria shqiptare. Pra sa zyrtarët shqiptarë ishin përgjegjës në cilësinë e mbrojtjes kibernetike. Do të doja të na e sqaronit këtë në nivelin praktik dhe politik.

Rama: Ne e dimë përmasën e sulmeve kibernetike sot në botë. Është shumë i madh dhe unë nuk do ndonjë vend mes atyre të mëdhenjve dhe vendeve të vegjël, vendeve të pasura apo atyre më pak të pasura që të mos jenë prekur dhe ndonjëherë me dëme shumë të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi sa i takon qeverisë apo administratës do të ishte e lehtë, por nuk e adreson siç duhet të gjithë çështjen. Duhet të sofistikohesh aq sa krimi po sofistikohet apo fuqitë keqbërëse sofistikojnë veten. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm.

Rama u tha gjithashtu të pranishmve se Shqipëria është një sukses për sa i përket shërbimeve dixhitale.

“Ne vijmë nga një histori e vështirë dhe jo shumë kohë më parë i kemi hyrë rrugës së lriisë. Ne pamë dhe gjetëm tek dixhitalizimi një bekim të madh, pasi kapaciteti i tij për të ndryshuar është shumë i nevojshëm për vendet në zhvillim si ne për të shmangur mbetjen mbrapa me zhvillimin. Sot jemi një vend që 95% të shërbimeve publike i kemi online. Martesën nuk e kemi jo online akoma, shenjat e gishtërinjve po apo ndonjë gjë tjetër por thuajse gjithçka i bëjmë nga telefoni. Por kjo gjë na ka ekspozuar shumë neve. Vitin e kaluar u sulmuam shumë rëndë nga Irani. Morëm me shumë kujdes ‘shënime’ në çdo hap të hetimit. Sigurisht ishim shumë të kujdesshëm kur arritëm në këtë akuzë për Iranin dhe ndaj e kemi të faktuar. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është ‘mallkimi’ i teknologjisë. Ky sulm ishte nga më të rëndit bërë ndonjëherë në të gjithë botën. Megjithatë ne ia dolëm që të shmangnim të humbnin të gjitha të dhënat. Kishim disa sistem që nuk funksiononte dhe kthimi mbrapa në letër nuk ishte një opsion,”- shtoi kryeministri.

edi rama forumi i davos

Sondazh

Poll