Art&Argëtim

"Celebration Tour"/ Pas 5 vitesh Madonna rikthehet në Itali, zbulon datën e koncertit

Fansat do të mund të dëgjojnë këngët më ikonike të artistes, e cila ka shitur më shumë bileta në mbarë botën. 

17 Janar 2023, 20:10 Nga A.B
"Celebration Tour"/ Pas 5 vitesh Madonna rikthehet në Itali,
Madonna

ITALI-Madonna kthehet në Itali për të performuar live në Forumin Mediolanum në Milano. Takimi për të mos u humbur është caktuar për datën 23 Nëntor 2023. Fansat do të mund të dëgjojnë këngët më ikonike të artistes, e cila ka shitur më shumë bileta në mbarë botën. 

Pas tetë vitesh mungesë në Bel Paese, Madonna performon sërish para publikut italian me një spektakël, i cili premton të jetë elektrizues dhe i paharrueshëm, raporton 'Tgcom'. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madonna (@madonna)

Italia ka qenë gjithmonë në zemrën e yllit, e cila në gusht donte të festonte 64-vjetorin e lindjes pikërisht atje. 

Koncerti do të jetë pjesë e turneut botëror 'The Celebration Tour', gjatë të cilit artistja do të rikthejë të gjitha hitet e saj më të mëdha të dyzet viteve të fundit.

Turneu botëror me 35 qytete fillon në Amerikën e Veriut, në Rogers Arena në Vancouver (BC), me ndalesa në Detroit, Çikago, Nju Jork, Miami, Los Angeles dhe më shumë, përpara se të mbërrijë në Evropa ku do të prekë 11 qytete në vjeshtë, duke përfshirë Londrën, Barcelonën, Parisin dhe Stokholmin. 

'The Celebration Tour' do të përfundojë në Amsterdam, Holandë të premten, më 1 dhjetor në Ziggo Dome.

madonna

Sondazh

Poll