Art&Argëtim

George Clooney dhuroi 20,000 euro për viktimat e përmbytjeve në Francë

Fillimisht donacioni i aktorit hollivudian nuk u bë i ditur, pasi ai nuk donte të bëhej publik.

17 Janar 2023, 19:42 Nga k.m.
George Clooney dhuroi 20,000 euro për viktimat e përmbytjeve në
George Clooney

SHBA- George Clooney tregoi mbështetjen e tij për banorët e Francës juglindore, të cilët nuk kishin ku të qëndronin pas përmbytjeve shkatërruese. Duke folur për Times, kryebashkiaku i Le Val zbuloi se aktori hollivudian kishte bërë një donacion prej 20,000 euro.

Jeremy Giuliano tha për Times se në fillim donacioni i George Clooney nuk u zbulua sepse aktori nuk donte që ai të bëhej publik.

“Tani jemi në fazën e rindërtimit [të qytetit] dhe prandaj kam shtyrë ta them këtë që të prekurit të dinë se kush e ka bërë këtë donacion,”- shtoi kryebashkiaku i Le Val.

Zona në fjalë në Francën juglindore u godit nga përmbytjet e shpejta në tetor 2021. Aktori dhuroi 20,000 euro për të strehuar banorët për gjashtë muaj, ndërsa ata riparonin shtëpitë e tyre. Së fundmi, vlen të theksohet se vreshtat e aktorit ndodhen pranë zonës së përmbytur.

George Clooney dhe gruaja e tij Amal blenë pronën Domaine de Cannadel në rajonin Brignole në vitin 2021, vetëm disa muaj para përmbytjeve shkatërruese, për 6.2 milionë euro. Pasuria përfshin një shtëpi në fermë të shekullit të 18-të, ullishte, pishinë, fushë tenisi dhe një vresht prej 25 hektarësh. Është vetëm 30 minuta me makinë nga prona e famshme e Brad Pitt dhe pranë Chateau Margui të regjisorit dhe producentit George Lucas.

george clooney

Sondazh

Poll