Bota

"Katargate"/ Panzeri pendohet dhe bashkëpunon me gjyqtarët, në këmbim do bëjë vetëm një 1 vit burg

Panzeri, sipas mediave të Brukselit, "pranon se ka marrë pjesë në një organizatë kriminale dhe ka qenë një korruptues aktiv". Konfirmimi në këtë drejtim vjen direkt nga prokuroria federale belge.

17 Janar 2023, 19:48 Nga A.B
"Katargate"/ Panzeri pendohet dhe bashkëpunon me gjyqtarët,
 Pier Antonio Panzeri

GREQI- Pier Antonio Panzeri, i ndaluar pas skandalit "Katargate", ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë belge dhe për këtë arsye ka mundur të nënshkruajë një marrëveshje me prokurorinë për dënimin. 'Protothema.gr' raporton se ai do të duhet të kryejë të paktën një vit efektiv burg (ose me byzylyk elektronik) me kusht që deklaratat që do t'u japë gjyqtarëve për këtë çështje do të jenë "të sinqerta.

Panzeri, sipas mediave të Brukselit, "pranon se ka marrë pjesë në një organizatë kriminale dhe ka qenë një korruptues aktiv". Konfirmimi në këtë drejtim vjen direkt nga prokuroria federale belge.

Një nga protagonistët e rëndësishëm të kësaj çështjeje, Pier Antonio Panzeri, i shoqëruar nga avokatët e tij, ka nënshkruar një memorandum me Prokurorin Federal, në lidhje me nenet 216/1 deri në 216/8 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së prokurorisë federale.

Ish eurodeputeti socialist, i akuzuar për akte të dyshuara të organizimit kriminal, korrupsionit dhe pastrimit të parave për të ndikuar në vendimet e BE-së për Katarin dhe Marokun, do të duhet të rishfaqet para drejtësisë belge në shkurt për një rishikim të paraburgimit të tij.

Sipas njoftimeve të ndryshme të mediave, përfshirë edhe atë belg "L'Echo", ish-deputeti ka rrëfyer para drejtësisë belge se i kishte dorëzuar 120 mijë euro kolegut të tij socialist Marc Tarabella.

Panzeri, sipas prokurorisë federale belge, mori përsipër të informojë hetuesit dhe drejtësinë në veçanti për mënyrën e funksionimit, marrëveshjet financiare me vendet e treta, strukturat financiare të vendosura, përfituesit e strukturave të krijuara dhe avantazhet e ofruara, përfshirjen e personave të njohur dhe të panjohur në këtë rast, duke përfshirë identitetin e personave që ai pranon se kanë dhënë ryshfet.

Më 16 janar, Gjykata e Apelit të Breshias dha lejen për ekstradimin në Belgjikë të Silvia Panzerit, vajzës së ish-deputetit të PE. Gjyqtarët pranuan kërkesën e drejtësisë belge e cila në dhjetor lëshoi ​​një urdhër-arresti evropian ndaj vajzës së Panzerit dhe bashkëshortes së tij Maria Colleoni.

Për këtë të fundit një tjetër kolegj i Gjykatës ka autorizuar dorëzimin. Dy gratë, të akuzuara për komplot për kryerjen e një krimi, korrupsion dhe pastrim parash, ndodhen në arrest shtëpie në Itali.

pier antonio panzeri

Sondazh

Poll