Bota

Truproja i Andrew Tate: Vajzat menduan se do të ishin gruaja e tij e ardhshme

Stancu tha se më shumë se 100 gra kishin kaluar nëpër kompleksin e Tate në Bukuresht, që kur ai filloi punën atje dy vjet më parë.

17 Janar 2023, 18:30 Nga A.B
Truproja i Andrew Tate: Vajzat menduan se do të ishin gruaja e tij e
Andrew Tate

RUMANI- Shefi i sigurimit të Andrew Tate ka dhënë një rrëfim zhgënjyes për gratë që qëndronin me Andrew Tate. Në një intervistë ekskluzive me BBC, Bogdan Stancu tha se më shumë se 100 gra kishin kaluar nëpër kompleksin e Tate në Bukuresht, që kur ai filloi punën atje dy vjet më parë.

Ish-oficeri i inteligjencës së policisë tha se nganjëherë iu kërkua të largonte fizikisht gratë nga shtëpia e Tate për shkak se ishin "shumë të dehura" ose "duke krijuar probleme", por se nuk ishte përdorur kurrë forcë.

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë aktualisht në paraburgim 30-ditor në Rumani, ndërsa policia heton akuzat për trafikim dhe përdhunim. Rasti ka vënë në qendër të vëmendjes qëndrimet brenda shtëpisë së tyre në Bukuresht dhe mënyrën se si gratë trajtoheshin atje. Stancu thotë se personaliteti publik i shefit të tij është e kundërta e karakterit të tij real. 

Shumica e grave që kaluan kohë me vëllezërit në kompleksin e tyre ishin nën 25 vjeç, tha ai, dhe shpenzimet e tyre u paguan nga Andrew Tate.

"Disa nga vajzat e keqkuptuan realitetin dhe besuan se [ato] do të ishin gruaja e tij e ardhshme," tha Stancu. “Kur e kuptuan realitetin, është e lehtë të shndërrohesh nga mik në armik dhe të bësh një deklaratë në polici”.

Mungesa e besimit të Bogdan Stancu në gratë që akuzojnë Andrew Tate është në kontrast të fortë me besnikërinë që ai ndjen për punëdhënësin e tij.

"Unë kurrë nuk dyshoj në Andrew," më tha ai.

Burimi: BBC

andrew tate

Sondazh

Poll