Bota

Shkencëtarët izraelitë krijojnë robotin që “nuhat” për të identifikuar sëmundjet

Kjo është e mundur pasi ekipi hulumtues gjeti një mënyrë për të përdorur sensorë të vërtetë të insekteve për të zbuluar aromat e afërta dhe për t'i transmetuar ato si sinjale elektrike te kompjuterët që i identifikojnë dhe interpretojnë.

17 Janar 2023, 19:47 Nga k.m.
Shkencëtarët izraelitë krijojnë robotin që
Foto ilustruese

IZRAEL- Shkencëtarët e Universitetit të Tel Avivit kanë zhvilluar një teknologji të re që lejon robotët të nuhasin duke përdorur një sensor biologjik. Kjo është e mundur pasi ekipi hulumtues gjeti një mënyrë për të përdorur sensorë të vërtetë të insekteve për të zbuluar aromat e afërta dhe për t'i transmetuar ato si sinjale elektrike te kompjuterët që i identifikojnë dhe interpretojnë.

Sipas mediave të huaja, studiuesit e lidhën sensorin me një sistem elektronik për të identifikuar aromat me një nivel ndjeshmërie që është 10,000 herë më i lartë se ai i pajisjeve elektronike ekzistuese.

Sensori dërgon sinjale elektrike si përgjigje ndaj pranisë së një ere aty pranë, të cilën roboti mund ta zbulojë dhe interpretojë… Studiuesit besojnë se në dritën e suksesit të kërkimit të tyre, kjo teknologji mund të përdoret gjithashtu në të ardhmen për të identifikuar eksplozivët, drogwn, sëmundje dhe më shumë,”- thuhet në deklaratën për shtyp të universitetit.

Kjo po ashtu është mënyra se si zbulohen substancat e rrezikshme ose të paligjshme në aeroport. Ka mjete të tilla si magnetometra për të zbuluar metalet, por kur bëhet fjalë për zbulimin e erës së drogës ose eksplozivit, përdoren kafshët. Kafshët kanë aftësi jashtëzakonisht të ndjeshme të nuhatjes që përdoren shpesh për të identifikuar drogën, eksplozivët dhe ushqimin e kalbur.

izrael

Sondazh

Poll