Bota

Viagra, orendi luksoze dhe fatura restorantesh! Çfarë u gjet në apartamentin ku fshihej bosi i mafias italiane ‘Cosa Nostra’

U gjetën atlete, rroba luksoze, fatura restorantesh dhe (Viagra) pilula për të përmirësuar performancën seksuale.

17 Janar 2023, 18:08 Nga A.B
Viagra, orendi luksoze dhe fatura restorantesh! Çfarë u gjet në
Matteo Messina Denaro

ITALI- Në apartamentin ku fshihej bosi i ‘Cosa Nostra’-s, Matteo Messina Denaro, janë gjetur shumë sende. Mediat italiane, raportojnë se aty janë gjetur parfume luksoze, veshje dhe orendi të rafinuara.

Brenda apartamentit u zbuluar ora 35 mijë euroshe që Matteo Messina mbante në dorë. Gjithashtu u gjetën atlete, rroba luksoze, fatura restorantesh dhe (Viagra) pilula për të përmirësuar performancën seksuale.

SI U GJET BANESA?

Çelësi 'Alfa Romeo 164' i gjetur në çantën e Denaro ishte informacioni që lejoi karabinierët dhe magjistratët të gjurmonin shtëpinë e fundit të shefit në Campobello di Mazara. Hetuesit gjurmuan automjetin duke përdorur kodin e çelësit dhe, falë një sistemi të inteligjencës artificiale, rindërtuan lëvizjet e Alfa-s, të kompletuara me imazhe. 

Tek bosi Matteo Messina Denaro, i arrestuar pas 30 vitesh në arrati, u gjetën gjithashtu dy telefona celularë dhe një libër adresash, ku ai shkruante takimet. 

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

Burimi: Leggo.it

matteo messina denaro arrestohet matteo messina denaro

Sondazh

Poll