Politike

'Siguria' për tensionet në Veri, Noka: Rama i ka futur thika pas shpinës Kosovës, tradhti kombëtare

Noka u shpreh se Rama ka shfaqur hapur dashurinë për Ballkanin e hapur duke anashkaluar Kosovën.

17 Janar 2023, 14:28 Nga A.B
'Siguria' për tensionet në Veri, Noka: Rama i ka futur thika
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaron se kryeministri Edi Rama i ka futur thikën pas shpine Kosovës. Gjatë komisionit të sotëm të Sigurisë, Noka u shpreh se Rama ka shfaqur hapur dashurinë për Ballkanin e hapur duke anashkaluar Kosovën e duke shfaqur një dashuri patetike për Vuciç.

“Ajo që na shqetëson është fakti se në këtë situatë përballë këtyre zhvillimeve qeveria përgjithësisht ka luajtur rolin e strucit dhe në shumë raste të tjera. Kryeministri i Shqipërisë ka bërë atë që ishte jashtë çdo perceptimi ta bëjë një kryeministër i Shqipërisë. Ka deklaruar, shfaqur hapur dashurinë për Ballkanin e hapur duke anashkaluar Kosovën, duke i futur thikë pas shpine Kosovës dhe duke shfaqur një dashuri deri në dashuri patetike për Vuciçin dhe për qeverinë e Serbisë. Këto gjëra në kohë moderne, quhen tradhti kombëtare. Në këtë kohë, në këtë mënyrë, ndodh tradhtia kombëtare. Deklaron kryeministri i Serbisë që do dërgoj 1 mijë trupa në territor shqiptar dhe kryeministri fut kokën si struci dhe s’bën asnjë deklaratë kundër Vuçiç. Prisja nga ministri që të tregonte pak senisibiltet të shtuar dhe jo të fliste në mënyrë kaq mekanike dhe pa asnjë emocion sikurse po fliste për Pakistanin. Duke qenë se është e gjitha rilindje, rilindja ka vëlla serbin dhe komshi kosovarin. Ky është realiteti.'- tha Noka. 

flamur noka komisioni i sigurise 17 janar 2023

Sondazh

Poll