Politike

Tensionet në Veri të Kosovës/ Salianji 'shpërthen' te 'Siguria': Ministri thotë s'do i ngrejmë armët, ç'do ngrejmë? Gjethet?

Salianji shpërtheu duke thënë se në rast se është e nevojshme, Shqipëria do ngrejë dhe armët për t'i dalë në mbrojtje Kosovës. 

17 Janar 2023, 14:05 Nga A.B
Tensionet në Veri të Kosovës/ Salianji 'shpërthen'
Salianji dhe Peleshi

TIRANË- Komisioni i Sigurisë Kombëtare u shoqërua sot me debate në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës. Deputeti demokrat, Ervin Salianji kërkon nga ministria e Mbrojtjes që t'i dalë në krah Kosovës dhe ta ndihmojë me trupat ushtarake. Në një moment, Salianji shpërtheu duke thënë se në rast se është e nevojshme, Shqipëria do ngrejë dhe armët për t'i dalë në mbrojtje Kosovës. 

DISKUTIMET: 

Ervin Salianji: Është një situatë që mund të ketë tensione, mund të kalojë në eskalime. Ky nuk është problemi jonë, ju duhet të respektoni rregulloren. Jeni në ditë të hallit, është mirë Rama po ju, ju jeni në hall. Nuk kemi se çfarë ju bëjmë, këtu ka një çështje serioze. Nuk është çështje e mbyllur, është një situatë kur presidenti i Serbisë del dhe thotë ne do të vendosim në dispozicion njësi speciale, për një operacion special ushtarak, me të nëjtat terma që përdor Putin, Shqipëria është e para që duhet të jetë e shqetësuar. Padiskutim që Shqipëria është e para që duhet të jetë e shqetësuar, nuk mund të rrimë mënjanë. 

Mos i bëni presion Serbisë është deklaratë e kryeministrit kjo. Jemi në këtë situatë dhe unë mendoj se ju duhet të tërhiqeni nga një deklaratë qe thatë. Ju thatë se ne nuk ngrejmë armët, nuk po kërkon njeri ti ngrejmë armët, kjo deklaratë duhet korrigjuar, Shqipëria nëse preken kufinjtë e një vendi padiskutim kudo që të jetë Shqipëria duhet të jetë e gatshme, të bëjë gjithcka, se aty ka operacione ku dhe ne marrim pjesë. Thatë që ne nuk ngrejmë armët, ndërkohë që Vuçiç bën agresion për luftë. Ne jemi të gatshëm dhe për armët, nuk jemi vend agresor. Thatë ne nuk ngrejmë armët. Korrigjojeni, nëse nuk është e vërtetë ta dëgjojnë nga ju. Ne jemi të gatshëm të ngrejmë armët nëse ka agresion. 

A mund të na thoni se cilat janë veprat që ka bërë qeveria e Shqipërisë për Kosovën? Shqipëria po e fut Serbinë në projektin 'Ballkani i Hapur', aty ku nuk është Kosova. E kemi detyrim ne që ta mbrojmë.

Nuk mundet që të kalohet kjo duke qeshur e duke thënë që nuk i ngrejmë armët, i ngrejmë që ç'ke me atë pune. Duhet qartësuar, nuk është deklaratë e lehtë, ministri thotë nuk i ngrejmë armët, po ça do ngrejmë, gjethet? 

Niko Peleshi: Nëse doni të dini se çfarë është bërë për Kosovën, heqim kostumet dhe flasim.

ervin salianji niko peleshi komisioni i sigurise 17 janar 2023

Sondazh

Poll