Politike

'Siguria'/ Debate për situatën në Veri të Kosovës, Xhaferraj: Nuk po dënoni agesionin. Peleshi: S’po e përkëdhelim Vuçiç

Peleshi u shpreh se Shqipëria nuk po përkëdhel Serbinë e se është e para që reagon ndaj agresioneve dhe tensioneve. 

17 Janar 2023, 13:46 Nga A.B
'Siguria'/ Debate për situatën në Veri të
Komisioni

TIRANË- Në komisionin e Sigurisë u diskutua për situatën në veri të Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj u shpeh i keqardhur nga sjellja e Qeverisë shqiptare ndaj Kosovës. Nga ana tjetër, ministri Peleshi u shpreh se Shqipëria nuk po përkëdhel Serbinë e se është e para që reagon ndaj agresioneve dhe tensioneve. 

BISEDA:

Ferdinant Xhaferraj: I keqardhur për frymën që ka implementuar Edi Rama në qeverinë shqiptare e në raport me Vuçiç. Gjatë fjalës thatë nuk dua të ma përsipër të trajtoj çështje të sigurisë së Kosovës. Vazhduat që i shohim me vëmendje si derivate të situatës globale. Kemi kërkuar ministrin e mbrojtjes dhe të jesh i sigurt që nëse në republikën demokratike të Kongos do ftonte ministrin po këto gjëra do thonte. E kuptoni ku ka degraduar qeveria shqiptare me çështjen e Kosovës. Akoma nuk është dënuar nga qeveria shqiptare dhe ju sot nuk e dënuar aktin e agresionit. Kërcënon qartazi që do dërgoj 1 mijë forca në Kosovë. Si mund ta shpjegoni kundërvënien që kanë në politikën e sanksioneve të NATO-sa”, Xhaferraj.

Niko Peleshi: S’ka përkëdhelje të Serbisë. Qeveria shqiptare është gjithmonë e para që reagon, por tonat janë ato të NATO-s dhe interesit që kemi për shqiptarët. Nuk i hedhim benzinë zjarrit por s’do të thotë që s’mbajmë qëndrime të forta sa herë që duhet.

komisioni i sigurise 17 janar 2023 niko peleshi

Sondazh

Poll