Politike

Braçe kritika qeverisë: Duhen kontrata mes grumbulluesve dhe fermerëve! Borxhet dhe konkrrenca e pandershme po dëmton bujqit, s'kanë marrë lekët e shalqirit të majit

Deputeti i PS-së tha se tregu ka nevojë për një riformatim. Ai mori si shembull dhe qumështin dhe u shpreh se produkti nuk mund të rrijë tre ditë pa u përpunuar, por duhet të përpunohet na çast.

17 Janar 2023, 12:24 Nga F.M
Braçe kritika qeverisë: Duhen kontrata mes grumbulluesve dhe
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është treguar mjaft kritik ndaj qeverisë lidhur me nismat e ndërmarra për të ndihmuar bujqit. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe thotë se shkak për vështirësitë e bujqve bëhen vonesat e pagesave nga grumbulluesit. Në fjalën e tij, Braçe thotë se kjo gjë bën që bujqit t’i futen një zinxhiri borxhi dhe të mos kenë shpëtim. Një tjetër element shqetësues sipas Braçes është edhe konkurrenca e kompanive të grumbullimit.

Sipas tij, tregu është deformuar në mënyrë të hapur dhe la grumbullues shumë të mëdhenj që vijojnë të punojnë me prodhimin e bujkut ashtu siç ka kompani të tjera që punojnë me lekë në dorë dhe janë vështirësi nga një konkurrencë e pandershme. Konkurrenca, thotë Braçe godet vetëm bujkun. Deputeti i PS-së tha se tregu ka nevojë për një riformatim. Ai mori si shembull dhe qumështin dhe u shpreh se produkti nuk mund të rrijë tre ditë pa u përpunuar, por duhet të përpunohet na çast.

Pjesë nga fjala e Braçes:

Kemi ligjin 48 të vitit 2014 aktualisht. Në vëzhgime, kompanitë e eksportit dhe kompanive të tjera, që nxjerrin eskport, apo që nxjerrin në treg, plotësojnë fatura, që nuk korrespondojnë me as me cilësinë, as çmimin…etj. Mallrat pa faturë nga bujku te kompanitë e grumbullimit, qarkullon pa faturë zyrtare të njohur nga autoritetet ligjore të vendit. S’ka faturë për mallin, gjen shkresa dore që u jepen bujkut në dorë për ët pritur kohën për të marrë paratë e tija. Nuk përcaktohet as pesha, as cilësia, as çmimi, ditën kur malli është dorëzuar. Ka vonesa të mëdha që shkojnë jo me javë por me muaj të tërë për pagesat e bujkut dhe mbi të gjitha një situatë e tërë mashtrimi për bujkun. Kur nuk i reflektohet sasia e madhe, as cilësia dhe çmimi në ditën e shitjes së produktit, kjo ka sjellë vështirësi me bujkun prodhues. Mungesa e parave bën që bujku të hyjë në zinxhir borxhi. Një tjetër element shqetësues është konkurrenca e kompanive të grumbullimit. Tregu është deformuar në mënyrë të hapur. Ka grumbullues shumë të mëdhenj që vijojnë të punojnë me prodhimin e bujkut ashtu siç ka kompani të tjera që punojnë me lekë në dorë dhe janë vështirësi nga një konkurrencë e pandershme. Të tjerët vendosin çmime normale tregu që i paguajnë në çast në kushte informaliteti dhe në mashtrim të plotë. Kjo konkurrencë godet bujkun. Ky vit që u mbyll duke u nisur nga cikli i pare i prodhimit në tregjet ndërkombëtare ka pasur çmime të larta ndërsa këto për bujqit janë njësoj si viti më parë. Zona e Divjakës nuk ka marrë ende paratë e shalqinit që ka shitur në maj e qershor. Duhet të ketë formalizim për kontratë mes bujkut dhe grumbulluesit dhe ligjërim të transaksionit përmes një fature që sot nuk ekziston. Kjo bën që bujku të mbrohet. Duhet mbrojtur bujku dhe prandaj ky ligj bën të detyrueshme që grumbulluesit apo përpunuesit të kenë kontrata dhe fatura ligjore.

erion brace

Sondazh

Poll