Bota

NATO vendos avionë vëzhgimi në Rumani për të monitoruar aktivitetin rus

Avionët e vëzhgimit të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AWACS) janë planifikuar të mbërrijnë në Bukuresht më 17 janar "për të mbështetur praninë e përforcuar të aleancës në rajon dhe për të monitoruar aktivitetin ushtarak rus", tha NATO në një deklaratë të 13 janarit. 

17 Janar 2023, 13:40 Nga a.l
NATO vendos avionë vëzhgimi në Rumani për të monitoruar
NATO

RUSI- NATO po zhvendos disa nga avionët e saj vëzhgues të stacionuar aktualisht në Gjermani në Rumani, ku ata do të jenë në afërsi të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. 

Avionët e vëzhgimit të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AWACS) janë planifikuar të mbërrijnë në Bukuresht më 17 janar "për të mbështetur praninë e përforcuar të aleancës në rajon dhe për të monitoruar aktivitetin ushtarak rus", tha NATO në një deklaratë të 13 janarit. 

Avionët AWACS, të cilët zakonisht bazohen pranë Aachenit në Gjermaninë perëndimore, do të vendosen në bazën e Forcave Ajrore Rumune në Otopeni, afër Bukureshtit, rreth 200 kilometra nga kufiri lindor i BE-së dhe vendit të NATO-s me Ukrainën, dhe do të qëndrojnë atje për disa javë./ REL

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 17 Janar 2023, 12:27 I.A

Navalny: Do të zhduket terri nga Rusia

Aleksei Navalny RUSI- Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë se mbetet me shpresë që “hajnat” që po tentoj...